
Ditën e sotme para sencës pleanre në Kuvend, ministrat dhe deputetët socialistë kanë shmangur gazetarët kur u pyetën për arrestimin e ish kryebashkiakut Vangjush Dako.
Ata thanë se drejtësia duhet të bëjë punën e saj.
Teksa po hynin në sallën e Kuvendit ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e cila tha se drejtësia do duhet të bëj punën.
“Drejtësia të bëjë punën e saj, ne nuk komentojmë”- thotë Kushi
Ka pasur edhe nga ata të cilët vetëm kanë përshëndetur, ose shpërfillur gazetarët për të dhënë koment.
Ndërsa deputeti socialist, Fadil Nasufi tha se përgjegjësia është personale.
“Distancimi politik është i nevojshëm. Secili mban përgjegjësi personale.”- tha Fadil Nasufi.
Këtë të enjte mbahet seanca për komunikimin e masës së sigurisë për Vangjush Dakon dhe ish-zyrtareve të tjerë te bashkisë Durrës.
Sipas informacioneve avokati Petrit Ismaili, avokati mbrojtës i ish-kryebashkiakut të arrestuar për shpërdorim detyre 2 herë, ka mbërritur pak më herët në ambientet e SPAK.
Kujtojmë se në dosjen e SPAK flitet për akuzat që rëndojnë ndaj Dakos dhe ish-zyrtarëve të tjerë të bashkisë së Durrësit, për një pallat që thuhet se ka bërë 3 kate pa leje shtesë si dhe për një tender për mbushjen me rënë në plazhin e Currilave, për të cilin është shkaktuar dëm ekonomik.
Dosja jep me detaje se si u morën paratë nga buxheti i shtetit për të paguar kontratën e projektit dhe si Dako së bashku me punonjësit e tjerë anashkaloi raportin e KLSH-së për dëmin që po shkaktoinin në buxhet.
Lini një Përgjigje