TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Qershor 2023, 08:10

Vangjush Dako del sot para GJKKO; sa vite burg rrezikon "xhuxhi"?

Shkruar nga Pamfleti
Vangjush Dako del sot para GJKKO; sa vite burg rrezikon "xhuxhi"?
Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako ditën e sotme do të dalë para Gjykatës së Posaçme për tu përballur me akuzat.

Seanaca do të zhvillohet në orën 10:00 dhe Dako do të njihet me masën e sigurisë. Aktualisht Vangjush Dako po mbahet te Blloku i Sigurisë në rrugën "Mine Peza", ndërsa avokati i tij Petrit Ismaili, e ka cilësuar si të panevojshëm arrestin me burg, duke thënë se SPAK po përballet me një trysni nga ana e mediave dhe e ndërkombëtarëve.

Ndërtimi i një pallati në mes të qytetit të Durrësit në 2010 pa asnjë leje dhe dokumentacion, të nevojshëm para nisjes së punimeve, si dhe llogaritë gabim që 10-fishuan fondin limit të një tenderi në 2014 çuan në burg ish-kryebashkiakun Vangjush Dako.

Ky i fundit akuzohet për “shpërdorim detyre” për të cilën Kodi Penal parashikon një dënim deri në 7 vite burg.

Krahas ish-kryebashkiakut “arrest në burg” në mungesë Gjykata e Posaçme caktoi dhe për 6 ish-zyrtarë të Bashkisë së Durrësit, si dhe ndërtuesin Fiqiri Farruku. Ndërsa në arrest shtëpie janë lënë 3 ish-zyrtarë të tjerë.

Për rastin në fjalë akuzohen Vangjush Dako, Drejtori i Drejtorisë së Kontrollit dhe Planifikimit të Territorit Adhurim Qehajaj. Arkitekti Ermal Lama, projektuesja Meri Semini topografët Fatmir Ejupi dhe Adrian Bulku.

Rasti i dytë ka të bëjë me një tender të datës 25 mars 2014 për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të quajtur “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”. Për këtë akuzohen Vangjush Dako dhe grupi punës i përbërë nga, Adhurim Qehajaj, Diana Dedja, Adnan Toçila, anëtarë të cilët kanë patur si detyrë, përcaktimin e termave të referencës dhe fondin limit.

Fillimisht fondi limit i tenderit në fjalë ishte 21 milionë lekë, por për shkak se sipërfaqja e projektit, u ndryshua nga 2.04 hektarë në 20.4 hektarë, vlera arriti në 210 mln lekë.  Edhe pse KLSH kërkoi në 2015 që të merreshin masa për rikuperimin dëmit, kjo jo vetëm nuk u bë por kompania shleu 40 % e vlerës së mbetur duke i shkaktuar dëm shtetit 18 milionë lekë.

Pikërisht “gabimi” me një presje dhjetore u bë shkak për 10-fishimin e vlerës së tenderit të shëtitores së plazhit në Durrës. Tenderi i datës 25 mars 2014 u denoncua edhe nga Ferdinand Xhaferraj, kryetar i PD në Durrës, në vitin 2020.

vangjush dako del sot para gjkko

Lini një Përgjigje