TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Qershor 2023, 11:31

A do të garojë për kryetar i PD-së në 29 korrik? Vjen reagimi i parë nga Lulzim Basha

Shkruar nga Pamfleti
A do të garojë për kryetar i PD-së në 29 korrik? Vjen
Ish-kreu i PD, Lulzim Basha

Ditën e sotme ish-kreu i PD, Lulzim Basha para seancës në Kuvendit të Shqipërisë është pyetur nga gazetarët për situatën në kampin blu.

Ai u pyet nëse do të garojë për kryetar i PD në zgjedhjet e 29 korrikut. Basha tha se çdo vendim që do të marrë, do të jetë në interes të demokratëve.

“Unë e kam treguar me vepra që marr vendime në interes të demokratëve me aktin e 21 marsit, ndaj dua t’i them çdo demokrati që dhe në vendimet që do marr do udhëhiqem nga interesi i demokratëve. Vendimin do ta bëj të ditur në momentin e duhur”, tha Basha.

lulzim basha a do të garojë për kryetar i pd-së

Lini një Përgjigje