TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Qershor 2023, 11:24

“Është emocional”/ Bardhi i përgjigjet Alibeajt: Dhuna ndaj deputetëve e gazetarëve është e patolerueshme

Shkruar nga Pamfleti
“Është emocional”/ Bardhi i përgjigjet Alibeajt:
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi  ditën e sotme para seancës plenare i është përgjigjur Enkelejd Alibeaj, i cili tha se qëndrimi i bardhit në mbledhjen e Kryesisë ishte emocional.

Bradhi tha se ai thjesht një qëndrim parimor dhe se dënon dhunën verbale ndaj deputetëve e gazetarëve.

"Të dhunosh verablisht, të shantazhin apo të fyesh deputetët të kuvendit, anëtarë të PD, të kryesisë se kanë mendim ndryshe, është një sjellje prej grupimi paramilitar, jo sjelle një parti demokratike. S’ka qenë emocional, edhe pse qëndrimet emocionale kur janë të vërteta s’ka asgjë të keqe. Qëndrimi im ka qenë parimor, kam dënuar dhunën verbale për shkak të një qëndrimi ndryshe, kur është kryer nga zoti Berisha, do dënoj dhunën verbale, shantazhet, dhunën ndaj gazetarëve edhe kur vijën nga anëtarë të PD apo jo anëtarë, të cilët deri në këtë moment kanë menduar njësoj si unë. Unë nuk asistoj veprime të ndryshëm për faktin se ata ndodhen një palë brenda PD", tha Bardhi.

gazment bardhi

Lini një Përgjigje