TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Qershor 2023, 11:31

Kërcënimet dhe përplasjet në PD, Basha: Dhuna dhe lufta kundër mendimit ndryshe s’kanë vend në demokraci!

Shkruar nga Pamfleti
Kërcënimet dhe përplasjet në PD, Basha: Dhuna dhe lufta
Lulzim Basha

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha thotë se denoncon me forcë kërcënimet dhe ofendimet ndaj deputetëve dhe mediave në mbledhjen në kryesinë e PD.

Teksa ka mbërritur në Kuvend, ish-kryedemokrati kishte një gjuhë të ashpër ndaj dhunës brenda partisë së PD-së e shtoi se lufta kundër mendimit ndryshe nuk ka vend në një demokraci.

"Do ta tregoj me vepra dhe jo me fjalë që e marr vendime në interes të demokratëve. Dua tu them demokratëve që edhe në rastin e vendimit që do të marr do të udhëhiqem nga vullneti i tyre i lirë. Si kam parë videot e dhunës! Nuk jemi për debat këtu. Përgjigja ime është që dje e refuzoj dhe distancohem dhe dënoj me forcë fjalën e banalitetin që janë shkëmbyer në një moment tensioni, ku pjesë e tyre kanë qenë edhe gazetarët. Dënoj me forcë çdo sjellje kërcënuese. Ju ftoj të më dëgjoni! Keni mbështetjen time personale dhe politike! Nuk jam i butë jam i vendosur, por nuk mendoj se dhuna dhe lufta kundër mendimit ndryshe kanë vend në një demokraci dhe aq më shumë në një demokraci ku pretendojmë që ta prezantojmë në brezi i ri. E dënoj me forcë dhunën dhe u bën thirrje demokratëve që të përpiqemi që diferencat mes nesh ti sheshojmë në mënyrë civile."- tha Basha.

#lulzim basha. nënë tereza

Lini një Përgjigje