Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka dalë në një konferencë urgjente për mediat ku ka folur për situatën mes Kosovës dhe Serbisë pas përplasjeve në veri.
Ai tha se Kosova ndodhet në një situatë alarmante dhe për këtë ai i ka dorëzuar presidentit Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholtz një draft-propozim për formimin e asociacionit, duke e konsideruar atë si nyjen gordiane mes Kosovës e Serbisë, pa pyetur fare kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Rama theksoi se nga kjo situatë më e humbura është Kosova dhe dënoi qëndrimin e deritanishëm të qeverisë së Albin Kurtit sa i takon tensioneve në veri të Kosovës.
“E humbura e madhe është Kosova, Serbia po bën atë që ka bërë edhe herë të tjera. Kosova po bën diçka që s’e ka bërë kurrë më parë dhe po fajësohet nga të gjithë aletatet dtrategjike të kombit shqiptar. Në kushtet kur marrëdhëniet po marrin gjithnjë e më shumë tone alternative, dhe uroj lutem të mos ndodhë do të sanskionohet për qëndrimin e saj. Jam këtu për të ndarë një fakt të panjohur.
E kam ditur me kohë që nyja gordiane e dialogut do ishte asociacioni dhe bindja ime eshtë se asnjë nga palët nuk e do dhe do bëjë çmos ta shtyjë në pafundësi duke mbajtur hapur krizën. Besoj çdo ditë e më shumë se krijimi i tij është çelësi për të hapur derën e afirmimit ndërkombëtar të republikës së kosovës, njohjes nga të gjithë dhe uljes së saj në forumet ndërkombëtare dhe njohjes me Serbinë.
Dje i kam përcjellë Presidentit Macron dhe Kancelarit Scholz një draft të asociacionit për të cilin kam vënë në dijeni dhe Presidentin e KE dhe palën amerikane. Është një draft i punuar nga ekspertë të nivelit më të lartë amerikanë dhe europianë prej kohësh gjë që është bërë pikërisht në rast se do të vinte kjo ditë. Kjo ditë kur palët dhe në këtë rast për mua i pakuptueshëm është pozicioni i Kosovës jo i Serbisë, palët nuk po merren dot vesh se kush do ta shkruajë këtë tekst. Natyrisht ky është një dokument konfidencial i cili padiskutim nuk pretendon të jetë zgjidhja ideale por ju siguroj që është një dokument i i nivelit më të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë të gjitha arsyet për krijimin e asociacionit dhe patjetër se asociacioni është pjesë e organizimit të jetë në Republikën e Kosovës.
Uroj dhe shpresoj që ky material të vlejë për të çuar në një tjetër nivel dialogun dhe t’i bëjë palët që të flasin për gjëra konkrete dhe jo që të flasin me vete dhe për vete. Arsyeja pse e ndaj sot është sepse situata po bëhet alarmante dhe unë nuk mund të qëndroj spektator duke parë Kosovën si tkurret në sytë e atyre që e krijuan shtetin e Kosovës.", tha Rama.
Lini një Përgjigje