TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Qershor 2023, 12:23

Draft propozimi i Ramës për Asociacionin, Berisha: Shpalosi veten si vasal i Vuçiçit!

Shkruar nga Pamfleti
Draft propozimi i Ramës për Asociacionin, Berisha: Shpalosi veten si
Sali Berisha për mediat

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama pak më parë, si dhe për draftin që ky i fundit pohoi se kishte dorëzuar dje aleatëve.

Berisha tha se sot Rama në detyrim, doli dhe informoi shqiptarët se ka hartuar dhe dorëzuar tekstin e marrëveshjes së asosacionit të komunave me shumicë serbe. Duke e quajtur argat të Vuçiçit, Berisha tha se Rama po ndërhyn në punët e brendshme të Kosovës.

“Maskat ranë! Argati i Vuçiçit në detyrim ekstrem shpalosi veten si një vasal i shpifur i doktrinarit dhe një prej autorëve të gjenocidit serb në Bosnjë dhe Kosovë! Sot Rama në detyrim, doli dhe informoi shqiptarët se ka hartuar dhe dorëzuar tekstin e asociacionit së komunave me shumicë serbe. Teksti është shkruar në Beograd dhe më pas rishkruar në Tiranë. Ky akt përbën ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të Kosovës, në emër të Beogradit, akt më i shëmtuari në historinë e marrëdhënieve të dy vende, që nxit dhe nuk qetëson konfliktin. Akt me të cilin Rama tenton të zgjidhe problemin ne tij me McGonigal.

S’do të dilja për këtë problem, por kur pash vasalin e Vuçiçit në këtë histeri kundër shqiptarëve, ndaj dola. Gjykoj se është në detyrën e çdo qeveritari që realitetit t’i marrë parasysh. në rast se zgjedhjet u bënë dhe ato prodhuan një produkt të votuar nga vetëm 3 ose 5% e popullatës të etnisë jo serbe, vetëkuptohet se ky nuk mund të pranohet si një produkt i suksesshëm. Ky është një dështim.

Këto hapa gjykoj se janë përcaktuar drejtë dhe nga autoritetet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare, që kërkojnë kushte të reja. Në zonat e nxehta duhet të koordinohet me trupat ndërkombëtare. Sa i përket asociacionit, do ta mbështes si një të drejtë themelore dhe derviat të lirisë. Asociacioni nuk mund të jetë kurrë jashtë prerogativave kushtetuese të Republikës së Kosovës. Çdo hap tjetër, është rrezik madhor për paqen dhe stabilitetin në gadishullin e Ballkanit”, tha Berisha.

Në një dalje për median Rama njoftoi pak më parë se Shqipëria ka përgatitur një draft me asistimin e ekspertëve amerikanë të pavarur. Ai tha se këtë draft ia kanë dorëzuar presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz, të cilët po negociojnë arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë.

Rama tha se është në lojë fati i Kosovës që rrezikon të tkurret dhe i bën thirrje Kurtit për arritjen e dakordësisë me Serbinë, mbështetur në draftin që ia ka dorëzuar Francës dhe Gjermanisë për asociacionin e komunave serbe.

"E kam ditur që nyja gordiane e dialogut do ishte asociacioni dhe bindja ime është se asnjëra nga palët nuk e do asocionin dhe do bëjë çmos ta shtyjë atë në pafundësi. Uroj që Kosova mos të sanksionohet për vendimet.  Nëse zgjidhet kjo është zgjidhur nyja gordian e dialogut dhe hapet rruga njohjes së ndërsjellt,- tha Rama. 

draft propozimi i ramës për asociacionin berisha

Lini një Përgjigje