
Ish kreu i PD, Lulzim Basha ka mbledhur sot në ambientet e Kuvendit deputetët që kundërshtuan hapjen e garës për kryetar të PD.
Fillimisht ai pati një shtrëngim duarsh me kolegët deputetë, por nuk kanë munguar replikat mes ish-kreut të PD-së dhe dy deputetëve Dashnor Sula dhe Saimir Korreshi.
Teksa ka hyrë në sallë pas prononcimit të dhënë jashtë Parlamentit, Basha është drejtuar në vendin e tij, por paraprakisht ka takuar disa deputetë, mes tyre dhe Saimir Korreshin dhe Dashnor Sulën, të cilët dolën kundër propozimit të shumicës së Kryesisë për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar të PD më 29 korrik.
Në replikat mes tyre kanë qenë për mbledhjen e tensionuar të kryesisë së PD-së, ku në përfundim të saj një grup militantësh i zunë rrugën deputetëve.
Mësohet se Basha ka kërkuar që bisedën për këtë çështje të mos e zhvillojnë në sallën e seancave, por në një mjedis privat në Kuvend.
Fillimisht është larguar Korreshi e më pas Sula, ndërsa Basha pasi ka qëndruar pak momente me Andia Ullirin është larguar edhe ai për tu takuar në një nga zyrat e tjera të Kuvendit.
Lini një Përgjigje