Kryeministri i vendit Edi Rama, ditën e sotme thirri një konferencë urgjente për të përcjellë shqetësimin e tij për situatën në Kosovë.
Rama tha se është në lojë fati i Kosovës që rrezikon të tkurret dhe i bën thirrje për arritjen e dakordësisë me Serbinë, mbështetur në draftin e propozuar nga Franca dhe Gjermania: Statuti i Asociacionit të Komunave serbe.
Ai gjithashtu tha se po lutet që Kosova mos sanksionohet nga ndërkombëtarët për shkak të qëndrimit që po mban.
Më tej Rama u shpreh se Kurti duhet të tërheqë policinë dhe të mbahen zgjedhje të reja në veri.
"Albin Kurtin do ta mbështes deri në fund deri në njohjen e ndërsjelltë. 5 vende në mes të Europës nuk e njohin akoma. Në vend që merrmi me këtë, merremi me policët dhe godinat bosh. Me 4 kryetarë komunash që e kanë mbaruar misionin e tyre. Duhen shpallur zgjedhje të reja pa humbur kohën për të treguar vullnet dhe për të deskaluar situatën. Duhet tërhequr policia menjëherë, nuk ka ca bën atje, të rrijë në godina bosh.", tha Rama.
Lini një Përgjigje