
Arlind Qori, kreu i Lëvizjes Bashkë, përmes një video të postuar në rrjetet sociale, e konsideron Edi Ramën si Kryeministrin më të korruptuar të Ballkanit.
Qori shprehet se në Ballkan mund të ketë Kryeministra apo Presidentë më autoritarë se Edi Rama, por e sigurtë është që asnjë prej tyre nuk është më i korruptuar se ai.
Madje Qori e ka ironizuar Kryeministrin, kur shprehet se “Edi Rama e ka shpallur veten kampion ballkanik të antikorrupsionit. O tempora, o mores!”.
Kreu i Lëvizjes Bashkë thekson se Rama ndoshta mendon se është i vetmi shtet i Rajonit, megjithatë sërish është një nga budallallëqet më të mëdha, që Kryeministri ka shprehur.
“Rajoni i Ballkanit nuk shquhet për shtete që janë tërësisht funksionale, ama shumica e vendeve në Rajon nuk kanë këtë nivel korrupsioni që ka prodhuar qeverisja Rama”, tha ai.
Lini një Përgjigje