
Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji në një takim me mbështetësit në wytetin e Vlorës, foli për rritjen abuziva të çmimeve në vend, sa herë që ka konflikte në botë.
Ai kritikoi PD-në se nuk reagon lidhur me këto abuzime dhe se sipas tij, shkak është fakti që ata refuzojnë të dëgjojnë hallet e popullit. Salinaji theksoi se PD-ja duhet të jetë parti e hapur bazuar në meritokraci dhe jo të kthehet në bunker.
“Lufta kërcen në Iran, çmimet kërcejnë në Shqipëri. Dhe PD duhet të flasë për ato që shqetësohen sot shqiptarët. Për mungesën e shëndetësisë, arsimin. PD sot përballe me krizë politike dhe organizative për shkak se nuk do të dëgjojë. Në shumë raste është perceptuar si e shkëputur nga terreni , e mbërthyer nga një gjuhë politike e vjetëruar. Por PD duhet të jetë e hapur, meritokratike. Vetëm një opozitë e fortë në vlera mund të rikthejë besimin e qytetarëve. Por partia po bunkerizohet , dhe shpik armiq imagjinarë”, tha ai.
Lini një Përgjigje