TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Mars 2026, 13:20

Tabaku propozon nismën ligjore: Të lidhen pensione për prindërit e fëmijëve me autizëm dhe sindromën Down

Shkruar nga Pamfleti
Tabaku propozon nismën ligjore: Të lidhen pensione për
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka bërë thirrje për ndërmarrjen e një nisme konkrete ligjore që të njohë sigurimet shoqërore për prindërit që kujdesen për fëmijët me spektrin e autizmit dhe sindromën Down.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Tabaku bëri të ditur se gjatë ditëve të fundit ka zhvilluar disa takime në Kuvend, por edhe jashtë tij, me shoqata, drejtues qendrash dhe prindër të fëmijëve me këto diagnoza.

Sipas saj, nga këto takime është evidentuar realiteti i vështirë me të cilin përballen familjet, veçanërisht nënat që mbajnë pjesën më të madhe të përgjegjësisë për kujdesin e përditshëm të fëmijëve.

Deputetja theksoi se shumë prej këtyre prindërve janë kujdestarë me kohë të plotë për fëmijët e tyre dhe shpesh detyrohen të sakrifikojnë karrierën dhe mundësitë personale. Megjithatë, sipas saj, sistemi aktual nuk e njeh këtë përkushtim si kontribut në aspektin e sigurimeve shoqërore.

Tabaku u shpreh se ka ardhur momenti që Kuvendi i Shqipërisë të ndërmarrë një hap konkret për të njohur këtë sakrificë dhe për të garantuar sigurime shoqërore për prindërit kujdestarë të fëmijëve me spektrin e autizmit dhe sindromën Down.

Në përfundim, Tabaku nënvizoi se kjo çështje duhet të trajtohet seriozisht në debatin publik dhe institucional, duke kërkuar hapa konkretë nga institucionet për mbështetjen e familjeve që përballen çdo ditë me këtë përgjegjësi.

"Në këto ditë kam zhvilluar disa takime në Kuvend, por edhe jashtë tij, me shoqata, drejtues qendrash dhe prindër të fëmijëve me spektrin e autizmit dhe sindromën Down.
Këto takime më rikujtuan edhe një herë forcën e jashtëzakonshme të nënave që kujdesen çdo ditë për fëmijët e tyre, shpesh duke sakrifikuar karrierën, kohën dhe mundësitë personale.
Shumë prej tyre janë kujdestare me kohë të plotë. Por sistemi ynë ende nuk e njeh këtë sakrificë.

Ka ardhur koha që Kuvendi i Shqipërisë të ndërmarrë një hap konkret: njohjen e sigurimeve shoqërore për prindërit kujdestarë të fëmijëve me autizëm dhe sindromën Down.
Kujdesi për këta fëmijë është një përkushtim i përditshëm dhe një përgjegjësi e madhe për familjen. Por mbështetja ndaj tyre duhet të jetë edhe përgjegjësi e shoqërisë dhe e shtetit.
Ky është një debat që duhet ta hapim seriozisht dhe një hap që duhet ta ndërmarrim pa vonesë.", shkruan Tabaku.

3 Komente

  1. H
    Helen

    Tabakes i uroj gëzuar 8 marsin. Një këshillë plaku : “je sojlie, mos luj me sojin tënd. Mos u bo sorollop. Mos u bo halabake si 99 %, e grave dhe burrave të PD. Mbaj dinjitetin e sojit.”.

    1. T
      Tony

      Bless You! Qofshe e bekuar!

    2. T
      Tony

      Bravo, bravo, bravo! Dukesh qe je njeri me zemer gjigande. Nuk ka me keq se pleqeria, semundja, e skamja e kur keto behen bashke e keqja kethehet ne tmerr. Qe ne femini kur ecja rruges e shihja nena me femije me probleme shendetesore e aftesie me cahej zemra. Edhe sot me dalin lot kur shoh te tille rruges, por nuk e kam forcen t'i ndihmoj. Vetem shteti i rregullon keto pune me kujdes e mmiresine e duhur. Edhe kur nata bie mbi ne edhe ne mos ka Hene qendrojne ca Yje te na ndricojne sado pak.

      Lini një Përgjigje