TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Mars 2026, 09:23

8 Marsi, Presidenti Begaj: Gëzuar të gjitha grave shqiptare, ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Shkruar nga Pamfleti
8 Marsi, Presidenti Begaj: Gëzuar të gjitha grave shqiptare, ju mbani
Presidenti Begaj

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar gratë shqiptare me rastin e 8 Marsit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i shtetit ka shprehur vlerësim dhe mirënjohje për rolin dhe kontributin e tyre në familje dhe në shoqëri.

Në mesazhin e tij, Begaj thekson se gratë shqiptare, me përkushtimin dhe sakrificat e tyre, kontribuojnë çdo ditë në forcimin e familjes dhe të vendit.

“Gëzuar 8 Marsin të gjitha grave shqiptare! Me forcën, sakrificat dhe dashurinë tuaj, ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit. Respekt dhe mirënjohje për çdo nënë, motër dhe bijë që e bën Shqipërinë më të mirë çdo ditë”, shkroi Begaj në rrjetet sociale.

Lini një Përgjigje