Kryeministri Edi Rama ka uruar gratë shqiptare me rastin e 8 Marsit, përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale.
Në postimin e tij, Rama shpreh falënderim për kontributin e grave në familje dhe shoqëri, duke theksuar gjithashtu rëndësinë e rritjes së pjesëmarrjes dhe angazhimit të tyre në jetën publike.
"MIRËMËNGJES dhe në këtë 8 Mars, për të gjitha gratë, për të gjitha nënat, motrat, gjyshet dhe vajzat shqiptare, jo vetëm një falënderim për gjithçka bëjnë çdo ditë, por edhe një urim me gjithë zemër që pjesëmarrja e tyre të rritet, angazhimi i tyre të forcohet dhe gjithçka që ato i sjellin Shqipërisë të bëhet edhe më shumë, falë zërit, energjisë dhe kontributit të tyre, ju uroj një të diel të paqtë", shkruan Rama.
Lini një Përgjigje