TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Mars 2026, 20:22

Zgjidhet kryetari i ri i PD-së në Durrës

Shkruar nga Pamfleti
Zgjidhet kryetari i ri i PD-së në Durrës
Foto ilustruese

Ai fitoi garën e brendshme me 586 vota kundrejt kandidatit tjetër Erion Luka.

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për kryetarin e PD Durrës. Anëtarët e kësaj dege zgjodhën Adrian Gashin si kryetar të ri të strukturës lokale me 586 vota.

Zgjidhet kryetari i ri i PD-së në Durrës
Adrian Gashi

Kandidati tjetër në garë, Erion Luka, mori 268 vota nga anëtarësia që mori pjesë në proces.

Sipas të dhënave të komisionit të procesit zgjedhor, gjatë numërimit rezultuan edhe 19 fletë votimi të pavlefshme.

Me përfundimin e këtij procesi, dega e Partisë Demokratike në Durrës ka tashmë drejtuesin e ri të zgjedhur nga vota e anëtarëve.

pd durres adrian gashi

Lini një Përgjigje