TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Mars 2026, 14:18

Jola Hysaj u largua nga PD, Berisha: Respektoj vendimin e saj

Shkruar nga Pamfleti
Jola Hysaj u largua nga PD, Berisha: Respektoj vendimin e saj
Berisha- Jola Hysaj

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me dorëheqjen e Jola Hysajt nga të gjitha funksionet dhe nga anëtarësia në këtë forcë politike. Berisha bëri të ditur se Hysaj e kishte njoftuar për vendimin përmes një mesazhi.

“Jola Hysaj më ka dërguar dje një mesazh në të cilin më falenderon për bashkëpunimin, por më njofton se ka vendosur të japë dorëheqjen. Dhe unë e falenderoj për kontributin që ka bërë dhe respektoj plotësisht vendimin e saj”, u shpreh Berisha.

Sipas tij, dorëheqjet janë një akt normal në një parti demokratike dhe duhet të respektohen si vendime personale. Kreu i PD falenderon Hysajn për kontributin e saj në Partinë Demokratike ndërsa thekson se respekton vendimin personal.

“Dorëheqjet janë një akt normal në një parti demokratike dhe në një shoqëri të lirë. Në këtë rast ajo dha kontributin e saj, nuk mund t’i mohohet. Por nga ana tjetër ajo arriti në përfundimin se duhet të ndërpresë aktivitetin e saj politik për arsye të saj dhe kjo është një zgjidhje që ka bërë dhe unë ia respektoj”, deklaroi kreu i PD.

Një ditë më parë, Jola Hysaj njoftoi përmes një statusi të gjatë në rrjetet sociale largimin nga Partia Demokratike. Në reagimin e saj, ajo renditi disa nga shqetësimet që kishte evidentuar gjatë angazhimit në këtë forcë politike, duke përmendur ndër të tjera mungesën e hapjes reale brenda PD-së.

jola hysaj partia demokratike doreheqje

Lini një Përgjigje