Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, uroi mësuesit dhe pedagogët me rastin e 7 Marsit, duke vlerësuar rolin e tyre në edukimin dhe formimin e brezave të rinj.
Në një takim me mësues dhe pedagogë, ai theksoi se arsimi dhe edukimi janë themeli i zhvillimit të një shoqërie, ndërsa mësuesin e cilësoi si një misionar të rëndësishëm për të ardhmen e vendit.
“Urimet më të përzemërta të gjithë mësueseve dhe mësuesve, pedagogeve dhe pedagogëve… misioni juaj është i një rëndësie përcaktuese më shumë se çdo mision tjetër për të ardhmen e një kombi”, u shpreh Berisha.
Megjithatë, sipas tij, sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një krizë të thellë. Ai deklaroi se vendi ndodhet përballë një “rrokullisjeje” të arsimit, të cilën e krahasoi me problemet e tjera infrastrukturore në vend.
“Ne vijmë sot në këtë ditë në kushtet e një krize të jashtëzakonshme të sistemit arsimor, të një rrokullisje shumë më të madhe se ajo që shohim në rrugë dhe urat e ndërtuara nga kjo qeveri”, tha kryedemokrati.
Berisha akuzoi qeverinë për politika të gabuara në arsim dhe e cilësoi bllokimin e doktoraturave në universitete si një nga aktet më të rënda.
“Nuk mund të ketë akt më antikombëtar se sa të bllokosh me një urdhër doktoraturat në universitete”, deklaroi ai, duke sjellë edhe shembuj nga përvoja e tij akademike të viteve më parë.
Kreu i opozitës kritikoi gjithashtu drejtimin e Akademisë së Shkencave, duke pretenduar se ajo është kthyer në objekt pazari politik.
“Erdhi një frymë e paimagjinueshme ku akademia tregtohej mes Tom Doshit dhe Skënder Gjinushit”, u shpreh Berisha.
Ai u ndal edhe te rezultatet e dobëta të Shqipërisë në testin ndërkombëtar PISA, duke theksuar se vendi ka pësuar një rënie të ndjeshme në renditje.
“Nuk ka rënie më të madhe ky komb se sa rënia që pësoi në PISA, 69 pozicione”, tha Berisha, duke shtuar se kjo duhet të shërbejë si një bazë për ndryshime në të ardhmen.
Në përfundim, Berisha theksoi se Partia Demokratike e konsideron arsimin një përparësi kryesore dhe premtoi se investimet në këtë sektor do të jenë në qendër të politikave të saj në të ardhmen.
Gezuar 7 Marsin, mësues kudo që të jeni. Por kjo ndyrësirë që ka detyruar me mijra mësues të braktisin Shqipërinë dhe i zevëndësoi me kuadro partiakë të pakulifikuar, nuk duhet dëgjuar. Ky kriminel shkatërroi strukturat arsimore të Shqipërisë.