TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Mars 2026, 09:10

Ditmir Bushati godet Ramën: S’ka më vijë ndarëse mes shtetit e pushtetit, drejtorët i shërbejnë partisë jo qytetarëve

Shkruar nga Pamfleti

Ish-ministri i Jashtëm akuzon qeverinë se ka zhdukur vijën ndarëse mes shtetit dhe partisë, duke përdorur administratën edhe gjatë orarit zyrtar për aktivitete politike. Sipas tij, probleme të tilla cenojnë standardet demokratike dhe ndikojnë drejtpërdrejt në përmbushjen e kushteve për negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Ditmir Bushati godet Ramën: S’ka më vijë ndarëse mes
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati

Ish-ministri socialist godet Ramën: S’ka më vijë ndarëse mes shtetit dhe pushtetit

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka artikuluar disa kritika të forta ndaj mënyrës se si funksionon administrata publike nën qeverisjen e kryeministrit Edi Rama.

Nga Shkodra, gjatë një aktiviteti të qendrës rinore “Arka” me temë “Lidershipi në kohë të pasigurta”, Bushati ngriti shqetësimin për mungesën e ndarjes mes politikës dhe administratës publike, si dhe shfrytëzimin e kësaj të fundit edhe gjatë orarit zyrtar të punës.

Ish-ministri solli si shembull një takim partiak të thirrur nga Rama me drejtues të administratës publike gjatë orarit zyrtar të punës.

“Çfarë më bëri përshtypje? Dje-pardje, kryeministri kishte mbledhur në një takim drejtuesin politik të qarkut të Tiranës, ku një pjesë e mirë e të pranishmëve ishin drejtorë institucionesh shtetërore, që hynin në selinë e partisë në orar zyrtar pune. Pra, një tregues i qartë se nuk ka asnjë lloj vije ndarëse mes shtetit dhe pushtetit.

Ndërkohë që drejtori është aty për t’i shërbyer, gjatë 8-orëshit të punës të paktën, socialistit, demokratit, ballistit etj. Pas atij 8-orëshi mund të bëjë çfarë të dojë.

Në rastin e Shqipërisë nuk është çështje ndryshimi sistemi, por garantimi i fushës së lojës dhe kapaciteti, apo gatishmëria, për të pranuar humbjen e pushtetit. Në shoqëri që nuk kanë kulturë demokratike, rotacioni vjen më shumë nga gatishmëria e udhëheqësit për të pranuar humbjen e pushtetit sesa drejtpërdrejt nga vota e qytetarëve. Ne duhet të ndajmë administratën e shtetit nga partia.”, tha Bushati.

Bushati, sot lektor në Harvard University, deklaroi gjithashtu se problemet e mëdha të zgjedhjeve në Shqipëri vijnë si pasojë e faktit se politika ende nuk e ka ndarë mendjen për t’i zhvilluar ato pa vjedhje votash dhe me transparencë në financimin e partive politike.

Sipas tij një faktor i rëndësishëm është se në Shqipëri nuk garantohen njëherë e përgjithmonë rregullat e lojës. 

“Kjo është muzikë për veshin, ne kemi problem themelor finacimin e jetës publike, e jetës poltike. Dhe këtu na fillon e e gjithë gjëja. Ne mund të bëjmë sistemin më të mirë, më përfaqësues por ne na duhet me garantu njëherë e përgjithmonë rregullat e lojës, duhet me e ndarë mendje nëqoftës e duam ti bëjm këto punë apo jo.”, theksoi ish ministri i PS.

Sipas Bushatit, përmirësimi i standardeve zgjedhore dhe ndarja e administratës nga aktiviteti partiak janë elemente thelbësore jo vetëm për demokracinë në vend, por edhe për avancimin e procesit të integrimit europian dhe përmbushjen e kushteve që lidhen me negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Pa rregulluar këtë, thotë Bushati, shqiptarët do vazhdojnë të vuajnë...

ditmir bushati godet ramën s’ka më vijë ndarëse mes shtetit dhe pushtetit

3 Komente

  1. N
    Nje nga populli fshatar

    Drejtoret derisa i vendos kryetari dmth partia doe.os qe do i sherbejne sahanit ku lepijne.Jo vetem kaq po partia shpik drejtori vetem qe te beje drejtor filanin e paataj administrata behet familje,me moter,vella,bir e lere krushkun e kushuririn

    1. F
      Fiqiriu

      Ti fshatari përse habitesh kaq shumë? Nuk është një situatë e krijuar nga talenti dhe krijimarija pjellore e Ramës. Thjesht ndjek me përpikmëri një skemë tarafllëku e stabilizuar nga kohët antike kudo. Në të gjithë vendet me shumë kulturë e të përparuara funksiononë njësoj. Bile edhe shoferët e autobuzave të shkollës publike janë farefis me drejtuesit bashkiak ose komunal. Po deshe vend pune, hidhu!

    2. J
      Johan

      Fajin e ka vetëm KRYETARI?!!!! Sot te gjithë shajnë vetëm Kryetarin që punët e vendit janë në buzë te greminës, duke shfajësuar veten, a thua se deri dje nuk ishin pjesë e sofrës së partisë. Të gjithë "kokat" e patriarkët u larguan si me magji jo vetëm nga partia, por edhe nga jeta politike dhe sot nuk shkruajnë asnjë rrjesht në gazeta apo të flasin në TV, e lanë kryetarin të livadhisi jo vetëm në oborrin e partisë, por në të gjithë livadhet e shtetit. Si ka mundësi që një njeri i vetëm, të përzejë, gjithë strukturën drejtuese të një partie gati 100 vjecare?!! Ku janë profesorët filozofë të asaj partie që deri dje, merrnin tituj shkencorë për studimet që kryenin, për shumë fusha të ekonomisë shqiptare? mirë që ikën dhe e braktisën atë, që i kishte dhënë aq shumë priviligje, për vehte edhe për familjen e tyre, por s`guxojnë të flasin, apo të kritikojnë edhe ashtu si antarë të theshtë të asaj partie, kur dje ishin udhëheqësit parimorë dhe hartues të filozofisë largpamëse. Ata u tërhoqën duke marrë beneficet për fëmijët dhe familjarët e tyre, të kthyer në bisnesmenë dhe oligarkët e rinj të Tregut të Lirë dhe justifikohen duke pëshpëritur, nuk na duan neve, na quajnë xhaketa të vjetra dhe e lanë partinë të kthehet në tufë delesh të buta. Jemi pleq tani, justifikohen, a thua se edhe ata 50-60 vjecarë rrinë me bebelina. Edhe kur ishin brenda lëshonin ndonjë fjalë të vetmuar, pa u organizuar si grup për tu përballur me të keqen, por braktisën jo vetëm parimet, por edhe antarsinë dhe populln e tyre, aq sa të arrihet sot, tek nostalgjia për atë regjim të urryer. Jo, jo, fajin nuk e ka vetem Kryetari, fajin e kemi te gjithë, por jo si të gjithë fajtorë dhe të gjithë bashkëvuajtës, cdo kush ka pjesën e vet. Si nuk flitet një fjalë atje në asamble? Pyeta një mikun tim të vjetër, deputet me përvojë dhe më përpara drejtues politik në partinë socialiste? u habita me përgjigjen. Po ta kisha kritikuar nuk do më zgjidhte përsëri deputet, tha. Nga 92 deri tani vetëm një legjislaturë, nuk ka qenë deputet, a thua se kishte lindur vec deputet, e kishte për by....ën e vet, sa për popullin e vendin, pak i binte ndërmend. Ky udhëheqësi i partisë socialiste të Tiranës, parimori, kryeredaktori i shtypit të partisë, ishte zvogëluar e bërë sa një gogël sahanlëpirës. E mu kujtua demostrata para 15 katëshit e në sheshin Skëndërbej ne Majin e 96. Kur ky në krye të socialistëve, bërtiste për votën e lirë dhe gjakun në ballë të Patriarkut. Ja pra e keqja nuk erdhi vetëm nga një njeri, se nuk është Perëndi e as Skëndërbe, as socialist e as demokarat. As i Majtë e as i Djathtë, pa përkatësi parimore, një uzurpus i pushtetit.

      Lini një Përgjigje