Adriatik Lapaj, kreu i “Shqipëria Bëhet” ka njoftuar vendosjen e çadrave poshtë zyrës së Edi Ramës, para Kryeministrisë. Në ditën e 90 të protestës, Lapaj i ka drejtuar një thirrje shqiptarëve që të bashkohen në protesta kundër asaj që e konsideroi hajdutëri, duke u shprehur se aksioni nuk do të ndalet.
“Po përballemi me qeverinë më të korruptuar në Europë. i bëj thirrje qytetarëve që të bashkohen kundër hajdutërisë”, tha ai.
Vendimi për vendosjen e çadrës vjen një ditë pasi Prokuroria vendosi mosfillimin e procedimit penal ndaj tij dhe mbështetësve të “Shqipëria Bëhet” lidhur me protestën e 4 janarit, ku pati një aksion të dhunshëm të Policisë së Shtetit për të hequr një tendë të improvizuar, ku anëtarët e kësaj partie qëndronin gjatë netëve të ftohta.
Lapaj tha se prokurori i çështjes kishte cituar vendimet e Gjykatës Europiane të Drejtave të Njeriut, Konventën Europiane të Drejtave të Njeriut dhe shprehet se e drejta për të protestuar është e panegociueshme dhe nuk duhet leje.
Në këtë kuadër, kreu i “Shqipëria Bëhet” tha se vendosja e çadrës është tërësisht legjitime dhe ai nuk ka humbur kohë duke vendosur edhe një çadër të vogël.
Lini një Përgjigje