TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Mars 2026, 14:48

Akuzat e SPAK, Balluku dorëzon detyrën: Gjyq publik! S’kam as jahte, as helikopterë, as 300 apartamente

Shkruar nga Pamfleti

Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku ka reaguar për herë të parë ndaj hetimit që po zhvillon SPAK në ngarkim të saj.

Akuzat e SPAK, Balluku dorëzon detyrën: Gjyq publik! S’kam as
Belinda Balluku

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të premte, më 6 mars, kabinetin e ri qeveritar, menjëherë pas betimit të ministrave të rinj.

Teksa po zhvillohet mbledhja e parë e ministrave pas ndryshimeve në Qeveri, Belinda Balluku ia ka kaluar stafetën ministrit të ri Enea Karakaçi.

Në një deklaratë për shtyp, Balluku shprehet se ndaj saj po zhvillohet gjyq publik dhe se nuk ka as jahte dhe as 300 apartamente siç është thënë në media.

“Unë besoj se çdo çështje juridike nuk zgjidhet as në media sociale, as në banaqe mediatike por duhet të ketë rrjedhën e saj siç e parashikon kushtetuta apo ligji. Kam zgjedhur të mos analizoj, të mos komentoj dhe të jem konsistente në qëndrimin tim sa i takon drejtësisë.

Nëse do ti ktheheni deklaratave të mia nuk do gjeni kurrë  një deklaratë të kundërshtojë tjetrën. Besoj se drejtësia e re do të jetë e lirë dhe e pavarur, si produkt i vizionit të Edi Ramës.  Ajo reformë u krye për t’i kthyer besimin qytetarëve te një drejtësi e drejtë. Unë besoj te kjo drejtësi, nuk do anatemoj kur kjo drejtësi prek interesat e mia personale.

Prokurorë e gjyqtarë do bëjnë detyrat e tyre pa ndikuar nga gjyqet publike, nga të pavartëtat apo gënjështrat. Hetimi që ka nisur prej muajsh nuk e kam penguar kurrë as në pozicionin tim si ministër apo si qytetare e repiblikës. Të vijojë të nxjerrë të vërtetën. Nuk kam as 300 as 30 apartamente.

Nuk kam as limuzina as jahte as helikoptere. Të gjitha këto janë pjesë e një gjyqi publik që bëhet me lehtësinë me të madhe këtë por për të thënë të drejtën unë jam rritur me gjyqe publike. Ndoshta kurrizi ma mban sepse jam trajnuar dhe kalitur që e vogël. Unë di të bëj punën time. Kam ngarkuar qeverinë shqiptare me një peshë që nuk e meriton për shkak të rezultateve që kjo qeveri ka sjellë”-u shpreh Balluku.

 

belinda balluku balluku dorëzon detyrën

4 Komente

  1. T
    Trime

    Bravo e hapur, trime. Se kuptoj pse nuk dorezon mandatin se do dale e paster dhe e ka te sigurte detyren e Kryemistres ne te ardhmen.

    1. V
      VAJ-ULLIRI

      Çfarë do të ndodhë nëse gjykata vërteton të kundërtën?

      1. v
        vk

        2 fjale: Popull bageti! Duartroket hajdutet! Race pellazgo/iliro/otomane! Race M!

        1. L
          Lol

          Mos u merzit se bashke do jesh me ramen atje tek ai vendi

          Lini një Përgjigje