Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot mbledhjen e parë me kabinetin e ristrukturuar qeveritar, pasi shtatë ministra të rinj u betuan më herët te Presidenti Bajram Begaj.
Pas betimit mbi Kushtetutë, anëtarët e rinj të qeverisë morën zyrtarisht detyrën dhe nisën punën në institucionet përkatëse. Presidenti Begaj dekretoi ndryshimet në kabinet rreth 48 orë pas takimit me kryeministrin.
Riorganizimi i qeverisë përfshiu disa largime dhe emërime të reja.
Belinda Balluku u largua nga dy funksionet që mbante në Këshillin e Ministrave. Detyrën e zëvendëskryeministres e mori Albana Koçiu, ndërsa drejtimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë e mori Enea Karanaçi.
Nga qeveria u larguan gjithashtu Pirro Vëngu dhe Elisa Spiropali. Ministrinë e Mbrojtjes e drejton tashmë Erman Nufi, ndërsa postin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme e mori diplomati Ferit Hoxha.
Ndryshimet përfshinë edhe lëvizje brenda kabinetit. Besfort Lamallari kaloi në drejtimin e Ministrisë së Brendshme, ndërsa Ministrinë e Drejtësisë e mori Toni Gogu.
Në përbërjen e re të qeverisë është përfshirë edhe Erjona Ismalili, e cila do të drejtojë Ministrinë e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Kabineti i riformatuar nisi punën me mbledhjen e parë të zhvilluar nën drejtimin e kryeministrit Rama.
Lini një Përgjigje