TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Mars 2026, 22:31

Pas 1 jave luftë, MEPJ-ja vendos në fokus sigurinë e qytetarëve shqiptarë në Lindjen e Mesme

Shkruar nga Pamfleti

Pas 1 jave luftë, MEPJ-ja vendos në fokus sigurinë e

Pas gati një jave përshkallëzimi të konfliktit në Iran dhe rritjes së tensioneve në Lindjen e Mesme, autoritetet shqiptare duket se kanë vendosur më në fund të fokusohen tek siguria e qytetarëve shqiptarë që ndodhen në rajon.

Reagimi i institucioneve shqiptare vjen disa ditë pas nisjes së konfliktit, në një kohë kur disa vende të rajonit dhe të Bashkimit Evropian kanë aktivizuar prej ditësh mekanizma emergjence për qytetarët e tyre.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, i cili nisi ditën e parë të detyrës së tij të re, zhvilloi një takim me shtabin e posaçëm të ngritur në ministri, ku morën pjesë drejtues të institucionit dhe ambasadorët shqiptarë në vendet e Lindjes së Mesme.

Në një reagim në rrjetin social X, Hoxha theksoi se siguria dhe mirëqenia e shtetasve shqiptarë mbeten “përparësi absolute” për diplomacinë shqiptare. Ai bëri të ditur se përfaqësitë diplomatike janë në kontakt me qytetarët shqiptarë për t’u ofruar informacion, këshillim dhe asistencë.

“Strukturat e Shërbimit të Jashtëm, në bashkëpunim me institucionet e tjera, janë në gatishmëri të plotë për të marrë çdo masë të nevojshme në varësi të zhvillimeve në vendet e prekura dhe për t’iu përgjigjur përshtatshmërisht çdo situate”, theksoi ministri.

mejp lindja mesme shqiptarët

Lini një Përgjigje