TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Mars 2026, 14:06

"Për ty Albana, kam 0900-ën"/ Berisha akuza Ramës: Urdhërove Ballën të vepronte si ordiner! 

Shkruar nga Pamfleti
"Për ty Albana, kam 0900-ën"/ Berisha akuza Ramës:
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi deklaratën fyese të kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ndaj deputetes demokrate Albana Vokshi gjatë seancës parlamentare të së enjtes, duke e cilësuar atë një akt “kriminal dhe banditesk” të bërë me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

“Dënoj me forcën më të madhe dhunën ndaj aktivistëve dhe protestuesve paqësor para kryeministrisë të Lapajt dhe heqjen e çadrës së tyre. Ky është një akt, antiligjor, i turpshëm i një frikacaku që ka tolerancë zero ndaj kundërshtatëve.

Sikundër dënoj, aktin kriminal dhe banditesk të Taulant Ballës në parlamentin shqiptar, me porosi të Edi Ramës, në një hakmarrje të verbër, primitive ndaj Albana Vokshit e cila ka qenë zë i fuqishëm në mbarë komunitetin ndërkombëtar ndaj narkoregjimit. Edi Rama urdhëroi Taon e tij për të përdorur një gjuhë prej stërodineri, një gjuhë me të cilën ai meriton ndëshkimin më të madh”, tha Berisha.

Berisha reagoi gjithashtu edhe për përjashtimin me 20 ditë nga Parlamenti të deputetit të partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, pas përplasjes në seancën plenare të së hënës lidhur me deklaratat e tij për banorët e Rrjollit që protestojnë prej kohësh.

“Dënoj gjithashtu përjashtimin pa asnjë motiv 20 ditë të deputetit Agron Shehaj nga parlamenti, si një verbëri e Edi Ramës, sepse të gjitha kryhen me urdhër të Edi Ramën, dhe si një përpjekje për të shuan çdo zë opozitar”, shtoi ai. 

taulant balla sali berisha edi rama

Lini një Përgjigje