
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, gjatë një takimi me mbështetësit në Vlorë, ka kritikuar opozitën dhe mënyrën se si perceptohet lidershipi i saj nga qytetarët.
Salianji tha se një pjesë e qytetarëve nuk e besojnë sa duhet lidershipin e Partisë Demokratike, duke theksuar se përgjegjësia për këtë nuk duhet t’i atribuohet qytetarëve, por vetë drejtuesve politikë.
“Qytetarët kanë një mesazh të qartë dhe ne duhet ta dëgjojmë. Ata nuk e besojnë lidershipin e PD aq sa duhet dhe për këtë nuk fajësohet populli. Kur qytetarët nuk besojnë mjaftueshëm, atëherë duhet të ndryshojnë politikanët dhe lidershipi, duke pranuar përgjegjësinë”, u shpreh Salianji.
Megjithatë, ai theksoi se Partia Demokratike mbetet një forcë e rëndësishme politike në vend dhe se synimi është që ajo të rikthehet sërish fituese në zgjedhje.
“PD ka qenë, është dhe do të mbetet një forcë e madhe politike, por ne duhet të punojmë për ta bërë atë fituese", deklaroi deputeti demokrat gjatë takimit.
KURRE ME BERISHIZĒM.
Ky ftyre makiazhi te merret me hallet e popullit e jo te zbukuroje surratin me linja qe t'i pelqeje Dumes se edhe emrin nuk ia di. Mos eshte gje sekretar i Shoqates se Beqireve?