Pasi Gjykata e Apelit i kalo vulën e Partisë Demokratike Berishës, Lulzim Basha ka dorëzuar rekursin në Gjykatën e Lartë, duke vijuar kështu betejën ligjore.
Në rekursin e Bashës, kërkohet zhbërja e vendimit të Agron Zhukrit , që i dha vulën Berishës, si edhe zhbërja e vendimit të Apelit.
Vendimi i Apelit la në fuqi vendimin e 25 marsit 2022, të ish-gjyqtarit Agron Zhukri. Basha e konsideron vendimin si skandaloz dhe absurd.

Lini një Përgjigje