TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Korrik 2024, 17:44

“Gojëpuseta në ndotjen e radhës”, Romeo Kara i përgjigjet Metës: Superkrimineli ngre zërin më shumë se viktimat e tij, do marrë atë që meriton

Shkruar nga Pamfleti

“Gojëpuseta në ndotjen e radhës”, Romeo Kara i

Juristi Romeo Kara ka reaguar pas akuzave dhe sulmeve të Ilir Metës. Ky i fundit ishte mbërthyer sërish sot nga paniku, pasi sulmoi dhe anatemoi kreun e SPAK. Po ashtu u ndal dhe te dosja CEZ-DIA, duke sulmuar juristi Kara dhe duke aluduar për atentate dhe përfshirje të prokurove amerikanë.

Në një postim në rrjetet sociale, Kara shprehet se Meta po tenton të bëjë gjithçka për të shmangur përballjen me drejtësinë. Por sipas rastit, fundi i tij do jetë i hidhur.

Gojëpuseta në ndotjen e radhës, duke krijuar nga fantazia e tij atentate dhe intriga, mjaft që të përligje denigrimet dhe kërcënimet ndaj SPAK-ut, Dumanit dhe kujtdo tjetër, qe kontribuoi për ta përballur atë me drejtësinë.

Fatmirësisht e vërteta nuk është ajo çfarë i intereson gojëpusetes, por, ajo që po kërkon që drejtësia të vendoset me çdo çmim, sidomos duke u përballur me të gjitha mjetet me tiraninë e krimit, koka e së cilës është gojëpuseta.

Është turpi ynë dhe i sistemit tonë të drejtësisë, që superkrimineli ngre zërin më shume se viktima e tij popull.

Gojepuseta me hir apo me pahir, do shkojë aty ku e meriton se bashku me taborin e tij të krimit. Ky është një premtim publik”, tha ai.

 

Lini një Përgjigje