Përveç skandalit se seancat dëgjimore të kreut të KLSH po zgjasin me ditë, Shalsi vendosi sot një precedent sa të rrezikshëm, aq edhe antiligjor.
Zari Eduard Shalsi duket se po bën gjithçka për të futur hundët te Kontrolli i Lartë i Shtetit. Edhe pse është vetëm kreu i një komisioni, Edi shahisti e pandeh veten gjyqtar dhe i jep vetes kompetenca t’i bëjë gjyqin kreut të KLSH.
Edi Rama i ka futur duart kudo, nga gjykatat e prokuroritë, te ILDKP, Pastrimi i Parave dhe kudo tjetër. I vetmi institucion që nuk e kap dot është KLSH dhe ka hedhur në sulm zarin e tij në Kuvend, Eduard Shalsin.
Përveç skandalit se seancat dëgjimore të kreut të KLSH po zgjasin me ditë, Shalsi vendosi sot një precedent sa të rrezikshëm, aq edhe antiligjor.
Shahisti i PS vuri sot përballë kreut të KLSH, Drejtoreshën e Drejtorisë së Përgjithshme të Buxhetit në Ministrinë e Financave, Mimoza Dhëmbi. Arsyeja ishin gjetjet e KLSH një vit më parë, të cilat tregojnë aferat e zonjës në fjalë dhe KLSH kishte kërkuar shkarkimin e saj.
“E kemi kërkuar sepse Moza Dhëmbi nuk është person dosido. Ndaj e kemi ftuar në komision. Në dijeninë tonë nuk ka precedent të tillë për një punonjëse me një formulim të tillë", tha Shalsi.
Por duke qenë se ky raport nuk i ka pëlqyer Edit, në mënyrë të paprecedentë, ai vuri zonjën t’i kërkonte llogari kreut të KLSH. Nuk ka ndodhur kurrë një gjë e tillë. KLSH është organ kushtetues dhe i pavarur, në Kuvend raporton si gjithë organet e tjera, por nuk ka arsye që të përgjigjet sepse nuk i ka pëlqyer raporti Mimoza Dhëmbit.
Partia Demokratike doli kundër, pasi sipas deputetëve po shkelet rregullorja. Nuk mund të raportojë një nëpunës në Komisionin e Ekonomisë sepse nuk parashikohet.
Pjesë nga debati
Arben Shehu: Kjo situatë nuk ka lidhje me detyrimin tonë për të raportuar për këtë çështje. Është një precedent i pabazë ligjërisht për të thirrur të gjithë punonjësit e administratës për pretendimet e tyre.
Eduard Shalsi: Ku bazoheni që nuk thoni që është i bazuar ligjërisht.
Arben Shehu: Ne kemi detyrim raportimin vjetor, jo çështje të tjera.
Eduard Shalsi: Është i vërtetë që nuk është i ndodhur ky precedent, por në dijeninë time KLSH kurrë nuk ka një raport të tillë.
Arben Shehu: Jemi të vlerësimit, që kjo nuk është pjesë e detyrimit për të raportuar. Kërkoj të rishikoni vendimin tuaj, kjo do t'i shërbejë edhe ecjes përpara në bashkëpunimin institucional, për të përmirësuar ecurinë e punës.
Eduard Shalsi: Ajo nuk do të vendoset në siklet.
Mimoza Dhëmbi: Kam filluar punë që më '92, dhe kam ndërruar 15-16 ministra.
Eduard Shalsi: Keni pasur raste të tjera ku janë marrë masa përballë jush
Mimoza Dhëmbi: Po është hera e parë, me KLSH-në kemi pasur bashkëpunim dhe ballafaqim deri në produktin final.
Eduard Shalsi: Si jeni ndjerë, jeni njohur paraprakisht për këtë raport të KLSH?
Mimoza Dhëmbi: Ka qenë surprizë për ne, kemi marrë raportin paraprak, dhe ishim të bindur që raporti vjetor s’do kishte surpriza. Ndërkohë që ishim në pritje të ballafaqimit, këtë vit ai nuk u bë. Flasim për tetorin e 2023-shit, kur u bë buxheti faktik i 2022.
Gjini: A keni pasur kontakte me KLSH-në për konstatimet?
Mimoza Dhëmbi: Jo!
Ejron Braçe: Nëse unë kam një rezervë për atë që është thënë për drejtoreshën e buxhetit është që zyrtarët politik për ushtrimin buxhetor të mos fshihen por të mbajnë përgjegjësi. Është e thjesht të bësh përgjegjës një zyrtar të çdo niveli. E para është përgjegjësi politike. Zbatimi i tij është mirëfilli akt ligjor, por për fakt është dhe akti politik.
Çfarë kërkoi KLSH për Mimoza Dhëmbin?
RAPORT PËRFUNDIMTAR AUDITIMI NË MINISTRINË E FINANCAVE DHE EKONOMISË “AUDITIM I PËRPUTHSHMËRISË (tetor 2023)
-“Largim nga shërbimi civil” neni 57, pika 2 dhe neni 58 germa (ç) e ligjit nr. 153/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar:
1. Për znj. M. DH., me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Buxhetit:
- Për problematikat në drejtim të mos respektimit të disiplinës fiskale, konstatuar kjo në të gjitha fazat e planifikimit, ekzekutimit dhe raportimit të buxhetit, në kundërshtim me kërkesat e LOB-it, që konsistojnë në: rialokime për projektet e investimeve me financim të brendshëm pa respektuar radhën prioritare në buxhetim, keqklasifikimin e investimeve, krijimin e kushteve për marrjen e angazhimeve pa fonde buxhetore, problematika në lidhje me procesin 398 e detajimit të fondeve për rindërtimin, detajimin e projekteve të investimeve publike me akt normativ pa kaluar në PBA, shkurtimin e fondeve të investimit në momentin e lidhjes së kontratës dhe rialokimin e këtyre fondeve drejt projekteve me detyrime të prapambetura, mungesën e monitorimit të stokut të detyrimeve të prapambetura, pasi nuk raportohet në vlerën e saktë dhe mbetet jashtë treguesve të konsoliduar fiskalë, gjenerimi i penaliteteve nga mos ekzekutimi në kohë i vendimeve të GJEDNJ; për përdorimin e fondit rezervë për rastet që duhet të përfshihen në ciklin normal të shpenzimeve referuar kriterit të parashikueshmërisë dhe dhënien e mendimit të MFE në kushtet e mungesës së dokumentacionit shoqërues të projekt akteve, duke ekspozuar cënueshmërinë e vendimmarrjes së Këshillit të Ministrave; rishikimeve buxhetore përtej afateve të përcaktuara në kuadrin rregullator në fuqi dhe pas periudhave kur është mbyllur raportimi i treguesve fiskalë faktikë./Pamfleti
Lini një Përgjigje