
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë për mediat ditën e sotme, ka folur mbi tensionet ditën e djeshme në Këshillin Bashkiak të Tiranës, mes Tedi Blushit dhe Halit Valterit.
Meta theksoi se Tedi Blushit iu sulën pasi duan të vrasin opozitarizmin.
Ndër të tjera, Meta u shpreh se pas ngjarjes së djeshme, zëri ynë do të jetë 10 herë më i fortë e protesta do të ketë përshkallëzim.
"Ata goditen Tedi Blushin se duan t’i mbyllin gojën opozitarizimit edhe në Këshillin Bashkiak të Tiranës, pasi u kishin mbyllur gojën atyre që u morën votat opozitës në ato zgjedhje që u blen, u dhunuan. Por, ata nuk e kanë target Tedi Blusin për këtë arsye, që denoncon i pari.
Duan të vrasin opozitarizmin dhe patriotizmin. Edhe socialistët e ndershëm do ta braktisin Ramoviçin dhe protesta do të ketë përshkallëzim. Zëri ynë do të jetë 10 herë më i fortë pas kësaj që ka ndodhur në Këshillin e Bashkisë së Tiranës. Një kriminel vete me xhup mes vapës se ka frikë nga krimet që ka bërë.
Ndaj e theksoj edhe njëherë, morri që kreu atentatin dje dihet se kush është, tre porositësit nuk kemi nevojë të na ri tregoj morri, se dimë se kush janë", tha Meta.
Lini një Përgjigje