
Partia Demokratike i është bashkuar 10 forcave të tjera politike dhe ka depozituar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme të 4 Gushtit për Bashkinë Himarë.
Ndonëse dukej sikur kishte një hezitim, PD ka vendosur të marrë pjesë.
Kërkesa është dorëzuar këtë të hënë, ku tashmë në dokumentacionin që është paraqitur në KQZ rezulton se Sali Berisha është kryetar i kësaj partie.
Demokratët kanë marrë një vërtetim nga Zyra e Regjistrit të Partive Politike, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, më datë 22 korrik, ku rezulton se Berisha është kryetar i PD.
Pritet që nesër KQZ të shqyrtojë kërkesën e Partisë Demokratike dhe 10 forcave të tjera politike që kanë shprehur vullnetin për të garuar për zgjedhjet në Himarë.
Lini një Përgjigje