Njihuni me Alexander “Sasha” Kasanof, ish-asistentin e Victoria Nuland që uli në tavolinë PD-PS dhe i detyroi të kalojnë reformën në drejtësi...
Gabriel Escobar nuk do të jetë më i dërguari i SHBA për Ballkanin. Pasi u fol pak kohë më parë se është shkarkuar, duket se ka ardhur dhe vendimi zyrtar i DASH.
Departamenti i Shtetit njofton se i dërguari i ri për Ballkanin do të jetë Alexander “Sasha” Kasanof.
“Alexander “Sasha” Kasanof është Zëvendës Ndihmës Sekretari për Ballkanin Perëndimor si dhe për Shtypin dhe Diplomacinë Publike në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike. Ai ka shërbyer më parë si Asistent Ekzekutiv i ish Nënsekretares për Çështjet Politike, Victoria Nuland dhe ushtruesit të detyrës së Nënsekretarit për Çështjet Politike, John Bass. Sasha ka shërbyer jashtë shtetit në Irlandë, Turkmenistan, Kili dhe Ukrainë. Ai mori çmimin James Clement Dunn për ekselencë për punën e tij si Këshilltar Politik në Ambasadën e SHBA-së në Kiev gjatë Revolucionit Maidan dhe pushtimit pasues të Rusisë në Ukrainë”, njofton DASH.
Por ardhja e tij në Ballkan duket se fut në panik të korruptuarit, pasi ai është i specializuar në fushën e zbatimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Vetë DASH bën me dije se ai ka punuar me Victoria Nuland, e cila është personi që detyroi PD-PS të kalojnë reformën në drejtësi dhe ligjin e dekriminalizimit. Pra ai e di situatën në vendin tonë.
Sipas DASH, Kasanof ka qenë drejtor i Zyrës së Politikave dhe Programeve Globale në Byronë e Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, Zëvendësdrejtor i Stafit të Sekretariatit Ekzekutiv, Drejtor i Zyrës së Çështjeve të Evropës Lindore dhe Zëvendësdrejtor i Zyrës së Çështjeve të Kaukazit dhe Konflikteve Rajonale. Ai është i diplomuar në Kolegjin Kombëtar të Luftës, Shkollën Johns Hopkins të Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare dhe Kolegjin Hamilton. Sasha flet frëngjisht, italisht, rusisht dhe spanjisht.
Padyshim ai do të ketë dhe një rol të rëndësishëm në dialogun Kosovë-Serbi. Escobar u akuzua se po tregohej i njëanshëm dhe mbante krahun e Serbisë./Pamfleti
Lini një Përgjigje