Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka sulmuar kreun e SPAK Altin Dumani duke e akuzuar se po kërkon të mbajë në presion liderin e PD-së Sali Berisha.
Lidhur më çështjen e e ’21 janarit’, meta mban përgjegjës Bashës , i cili në atë kohë mbante postin e Ministrit të Brendsheëm. Ndërsa thekson se nxitës dhe frymëzues ka qenë Edi Rama. Meta nuk ka nguruar ta quajë SPAK-un organizatë kriminale.
“SPAK është organizatë kriminale që drejtohet nga Dum Dumani. E ka dëshmuar shumë qartë. Pas dështimit spektakolar në kuvend ku përfaqësuesit e opozitës e diskretituan dhe deklaroi se krimi I inceneratorëve ishte krim shumë intelektual, kur qytetarët e dinë që është grabitje pa maska.
Drejtësia e me regji rihap 21 janarin, e gjen ditën sot gjoja për të fokusuar këtë cështje për të mbuluar diskretitimin e Dum Dumanit javën e kaluar në kuvend ku i mekej goja.
SPAK kërkon të mbajë në presion liderin e PD-së Sali Berisha dhe opozitën e vërtetë ndaj regjimit të narko trafikantit Edi Rama sepse është shumë e qartë se nëse ka përgjegjësi më 21 janar është përgjegjësi direkte ishte Basha.
Basha është paralajmëruar me letër e shkresë të gjithë skenarin, nuk mori asnjë masë as nga policia as nga garda, për të parandaluar vrasjen Edi Rama ishte nxitësi dhe frymëzuesi i 21 Janarit” , u shpreh Meta.
Lini një Përgjigje