TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Korrik 2024, 13:15

1 milionë lekë gjobë për fermerët që protestuan, Spaho përplaset me ministrin Balla: Ata si bëjnë dot kurrë kaq lek

Shkruar nga Pamfleti

1 milionë lekë gjobë për fermerët që protestuan,

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ishte sot në Komisionin e Ekonomisë ku po bëhet shqyrtimi i projektligjit “Për Policinë e Shtetit”.

Gjatë diskutimeve, deputeti i PD Edmond Spaho i tha ministrit se sot disa fermerë që protestuan në Korçë, u gjobitën me 1 milion lekë secili. Ai theksoi se fermerët  nuk do të arrijnë dot t’i bëjnë ato para për të shlyer gjobën.

“Policia u vuri gjobë 1 milion lekë të vjetra që nuk i mbledh dot, kjo është të jesh në krahun e oligarkëve. Ju do duhej t’ia ngrini këto çështje kryeministrit dhe t’i thonit që të mendojë pak edhe për hallexhijntë e vendit”, u shpreh Spaho.

Ministri Balla u shpreh se “liria jote përfundon aty ku nis liria e tjetrit”, duke thënë se policia ka bërë punën ë saj, pasi protestuesit kishin bllokuar rrugën.

“Nuk mund të bllokohet rruga nga askush, dhe policia po bën detyrën e saj”, iu përgjigj Balla.

Lini një Përgjigje