TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Korrik 2024, 17:37

Dhuna në Këshillin Bashkiak, “çmendet” Meta: Nga sot Partia e Lirisë është në gjendje lufte me Veliajn

Shkruar nga Pamfleti

Dhuna në Këshillin Bashkiak, “çmendet” Meta: Nga

Mbledhja e sotme në Këshillin Bashkiak të Tiranës është shoqëruar me tensione. Halit Valteri dhe Tedi Blushi janë përplasur fizikisht dhe kjo ka sjellë reagimin e Ilir Metës, i cili i ka shpallur luftë Veliajt.

Me një reagim aspak të denjë për një ish-president, Meta ka shpërthyer në fyerje ndaj kryebashkiakut.

Akti sulmues i Prindit 2 Erion Veliaj dhe zarit të tij Halit Valteri ndaj këshilltarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, z.Tedi Blushi do të marrë shumë shpejt përgjigjen e merituar demokratike dhe shqiptare.

Nga sot Partia e Lirisë është në gjendje lufte me kryehajdutin e Tiranës Lali fikun dhe ordinerët përqark tij.

Partia e Lirisë është në gjendje lufte me tutorët dhe protektorët e këtij fëlliqësire që vrau Ardit Gjoklajn.

Partia e Lirisë do t'ju mësojë të gjithëve se nuk jemi komb eksperimental por Shqiponjash.

Nuk ka tutor dhe protektor në botë që e ndalon Drejtësinë tonë”, shkruan ai.

 

Lini një Përgjigje