TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Korrik 2024, 17:18

Dhuna në Këshillin Bashkiak, reagon Veliaj: Tirana nuk do të mbetet peng i maktheve të Ilir Metës dhe mjeranëve të tij

Shkruar nga Pamfleti

Dhuna në Këshillin Bashkiak, reagon Veliaj: Tirana nuk do të

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar mbi skenat sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranë. Tedi Blushi hodhi letra ndaj tij dhe u përplas fizikisht me Halit Valterin. Sipas Veliajt ai është rrugaçi i fundit që i ka mbetur Ilir Metës.

Sot Këshilli Bashkiak kish për te votuar hapjen e 2 çerdheve të reja, abonetë falas për studentët, miratimin e shkollës Ecole 42 për te rinjtë, zonën e lirë ekonomike TEDA për 5mije vende pune të reja dhe grantin e Katarit për sheshin fundor tek Bulevardi i Ri.

Por Ilir Meta dhe rrugaçi i fundit qe i ka mbetur, nuk e përballojne dot as suksesin e Tiranës dhe as humbjen kolosale të partiçkes së tyre. Sjellja prej vandali ndaj kolegëve këshilltarë, është shenjë dëshpërimi, jo force.

Do të kërkoj zbatimin e ligjit me përpikmëri që rrugaçëria të marrë përgjigjen që meriton dhe Tirana të mos mbetet peng i maktheve të Ilir Metës e mjeranëve të tij”, shkruan ai.

 

Lini një Përgjigje