TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Korrik 2024, 18:10

Konflikti në Këshillin Bashkiak, Halit Valteri kallëzon Tedi Blushin; këshilltari i PL shoqërohet në polici

Shkruar nga Pamfleti

Konflikti në Këshillin Bashkiak, Halit Valteri kallëzon Tedi

Mbledhja e fundit e këshillit bashkiak për këtë sezon është shoqëruar me debate të ashpra, por edhe me konflikt fizik mes dy këshilltarëve, Halit Valteri i PS dhe Tedi Blushi i PL-së.

Të dy pretendojnë për dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit, por ka qenë këshilltari socialist, Halit Valteri i cili ka depozituar një kallëzim në polici, ku pretendon se është goditur me grusht dhe objekte nga Tedi Blushi.

Ky i fundit është marrë në pyetje, për të dhënë sqarime ne lidhje me incidentin që shoqëroi mbledhjen e këshillit bashkiak.

Sapo nisi mbledhja e parashikuar për sot, këshilltari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i ka hedhur letra kryebashkiakut Erion Veliajn në fytyrë. 

Mirëpo ky incident ka agravuar. Mësohet se më pas ka ndërhyrë anëtari socialist Halit Valteri. Në këtë moment Blushi i është kundërpërgjigjur Valterit duke e gjuajtur me grusht.

Pas këtij debati të ashpër, kryetarja e këshillit ka kërkuar ndërhyrjen policisë bashkiake. Mbledhja u ndërpre pas incidentit dhe përplasjeve.

 

Lini një Përgjigje