TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Korrik 2024, 12:59

"Sot dorëzojmë rekursin në GJL për vulën", Basha: Berisha-Rama gati pazarin e rradhës për të mbyllur listat e hapura

Shkruar nga Pamfleti

"Sot dorëzojmë rekursin në GJL për vulën",

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një konferencë për mediat ka paralajmëruar pazarin e rradhës sipas tij mes Sali Berishës dhe Edi Ramës se ditën e premte do të mbylli sërish listat e hapura të deputetëve.

Basha tha se duke qenë se të dy kanë problem me drejtësinë, me mbylljen e listave duan që mos të kenë grupe parlamentare, por grupe kamikazësh që të mbrojnë veten.

Basha bëri të ditur gjithashtu se ditën e sotme është dërguar në Gjykatën e Lartë rekursi për vulën e PD, që sipas tij është një vendim absurd. 

“Vendimin absurd në 11 qershorin e vitit 2024 për bazën e tyre e rekursit që sot Partia Demokratike Euroatlantike dorëzon në Gjykatën e Lartë, sikundër edhe bazën e akteve të tjera në raport me kontrollin e gjykimit.

Tani siç kemi paralajmëruar prej kohësh po avancojnë me fazën e tretë të këtij pazari i cili parashikohet të marrë formë të enjten, apo me gjasa të premten e kësaj jave, në seancën e fundit para gushtit që është pakti i Edi Ramës dhe Sali Berishës për të rimbyllur listat që hapi Gjyklata Kushtetuese me vendimin e saj. Për ta thënë fare qartë, qytetarët shqiptarë sot pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, vendosin vet me votën e tyre se kujt ia japin votën dhe kë dërgojnë në Parlament. Ndryshe nga pakti famëkeq Berisha-Rama i vitit 2008 ku kjo e drejtë në mënyrë ekskluzive iu kalua kryetarëve të partive. Pra, Parlamenti nuk është më i Shqipërisë, nuk është më Kuvendi i Shqipërisë, por është Kuvendi i një stërgrupi të strukturuar criminal që ka brenda shumë grupe të strukturuara të krimit të organizuar, të oligarkisë ekonomike financiare, natyrisht edhe të krimit e të korrupsionit politik shqiptar.

Në përgjigje të kësaj që nga viti 2021 ne kemi kërkuar hapjen e plotë të listave, kjo nuk ndodhi, të gjithë e mbani mend se si u shpërdorua kërkesa jonë për hapjen e listave për të bërë një hapje sa për sy e faqe, gjasme një hapje dhe që ruante 1/3 e listës si monopol të kryetarëve të partive dhe vendosën një prag prej 10 mijë votash për pjesën tjetër të listës. Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar dhe e ka quajtur anti-Kushtetuese këtë stimulim të Kodit zgjedhor të kaluar në atë kohë nga Edi Rama dhe pupacët e tij në Parlament.

Tani që Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar këtë, por edhe përpara, ne kemi vendosur listën e hapur, votën preferenciale pra që quhet qytetarët dhe jo kryetarët të vendosin kush do të jetë ai apo ajo që i përfaqëson, tani dyshja e tangos ka mbyllur, apo sipas informacioneve të freskëta të sotme e ka mbyllur tashmë pazarin që ditën e premte me sebepe dhe justifikime të neveritshme të bashkojnë votat për të kaluar jashtë vëmendjes së publikut këtë atentat Kushtetuese. Që së pari i shërben Edi Ramës dhe Sali Berishës që të konsolidojnë kontrollin mbi vartësit e tyre, kontroll të cilin e kanë jetik njëri ndodhet në arrest shtëpie në hetimin për korrupsion, tjetri është subject i disa hetimeve sipas informacioneve për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Ndaj iu duhet më shumë se kurrë mos të kenë grupe parlamentare por grupe kamikazësh që të mbrojnë veten e tyre nga drejtësia. Dhe padiskutim hapi i fundit pas kësaj siç kam paralajmëruar do të jetë goditja pikërisht e drejtësisë, e SPAK për t6ë pamundësuar misionin që është krijuar", tha Basha.

Më tej, Basha u bëri thirrje deputetëve të PD-së, që në emër të votës që kanë marrë nga demokratët, të refuzojnë rimbylljen e plotë të listave.

"Kam një mesazh për deputetët e dalë me votat e PD. 4 muaj më parë paralajmërova se duke votuar amnistinë do votonit lirimin e të korruptuarve. Një pjesë prej jush e trajtuan këtë thirrje me syzet e nxira të interesit personal dhe votuan verbërisht, një pjesë u justifikuan se nuk e dinin.

Ju drejtoj këtë thirrje publikisht: E di që jo çdo kush ka patur mundësi të krijojë atë kontakt me votuesin që duhet të krijonte, por kurrë nuk është vonë për të vërë gjënë e duhur. E di që një pjesë prej jush e kanë ankthin e listave të hapura. Ju kërkoj sot në emër të asaj vote që keni marrë tre vite më parë, të refuzoni me votë pazarin e Ramës dhe Berishës. Shqiptarët nuk do ua falin", tha Basha.

basha berisha rama pazar

Lini një Përgjigje