TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Korrik 2024, 15:42

Tensionet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, habit Blushi: Ka pasur persona të armatosur, ishte planifikuar të kishte gjakderdhje!

Shkruar nga Pamfleti
Tensionet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, habit Blushi: Ka pasur
Tedi Blushi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, u përfshi ditën e djeshme në tensionet në Këshillin Bashkiak. Ai u shpreh se gjithçka që ndodhi ka qenë e inskenuar.

Sipas tij, në mbledhje ka pasur persona të armatosur, ndërsa thotë se kishin planifikuar që të kishte gjakderdhje.

“Ngjarja e djeshme ka qenë e planifikuar, ishte planifikuar të kishte gjakderdhje sipas burimeve policore.
Në seancë Veliaj ka qenë i veshur me anti-plumb dhe në sallë kanë qenë persona të armatosur dhe civilë, kjo ishte arsyeja që unë kërkoja fjalën.

Në komisariat u mbajta peng 5 orë sepse Veliaj nuk dërgon pamjet e dhunës çfarë ka ndodhur në sallë. Ka qenë gjithçka një inskenim për t’i mbyllur gojën opozitës”, u shpreh ai.

keshilli bashkiak tedi blushi

Lini një Përgjigje