TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Qershor 2023, 11:55

Anuloi takimin me Kurtin, Rama niset drejt Italisë për funeralin e Silvio Berlusconit

Shkruar nga Pamfleti

Anuloi takimin me Kurtin, Rama niset drejt Italisë për funeralin e

Kryeministri Edi Rama pritet të niset ditën e sotme drejt Italisë për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-kryeministrit Italian Silvio Berlusconi.

Ceremonia e varrimit  do të mbahet në Katedralen e Milanos, ndërsa  pritet të jenë të pranishëm edhe shumë liderë të botës.

Ju rikujotjmë se këtë të mërkurë, pritej që qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë të bëheshin bashkë në Gjakovë, për të zhvilluar mbledhjen e përbashkët.

Madje, pala kosovare kishte bërë gati gjithçka për të pritur mbledhjen, por pasditen e djeshme ishte Kryeministri Rama, i cili njoftoi se mbledhja do të anulohej, lajm, që u konfirmua sot edhe nga shefja e protokollit të Kryeministrit të Kosovës.

Për mbledhjen ishte menduar deri në detajet më të vogla, ku krahas sloganit “Të përbashkuar në Gjakovë” edhe ambientet rreth bibliotekës së qytetit ishin stolisur dhe veshur me flamuj të dy shteteve.

Në konferencën e djeshme me gazetarët, Kryeministri Edi Rama i kishte propozuar Albin Kurtit një takim më të ngushtë, ky dy kryeministrat të diskutonin për situatën vetëm me praninë e ministrave të jashtëm dhe të mbrojtjes.
Ndërsa, vetë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, një ditë më parë, tha se do të nënshkruheshin 13 marrëveshje mes dy vendeve, por një gjë e tillë, nuk duket se ka gjasa që të realizohet.

rama kurti silvio berlusconi

Lini një Përgjigje