TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Mars 2023, 08:37

Alibeaj apo Berisha, KQZ vendos sot për regjistrimin e PD në zgjedhje

Shkruar nga Pamfleti
Alibeaj apo Berisha, KQZ vendos sot për regjistrimin e PD në zgjedhje

Sot do të përcaktohet ‘fati’ i Partisë Demokratike për zgjedhjet e 14 majit. KQZ do të vendosë se cili prej kampeve, i Enkelejd Alibeajt apo i Sali Berishës do të regjistrohet për të garuar përballë të tjerëve në zgjedhjet vendore.

Po ashtu sot miratohet kërkesa e regjistrimit për 7 parti, përfshi edhe të mëdhatë ndërsa një ditë më parë u miratua për 42 të tjera.

Pas këtij regjistrimi paraprak, në 15 mars aplikohet për koalicionet dhe më pas, më 27 mars depozitohet lista e kandidatëve për kryetar bashkie dhe lista shumë-emërore e kandidatëve për këshillat bashkiak sipas përkatësisë së koalicionit apo partisë. Më pas hidhet shorti për renditjen në fletët e votimit. Në prill pritet dhe shpërndarja e fondeve vjetore, por edhe për fushatë.

Më 14 prill nis zyrtarisht fushata. 13 maji është heshtje zgjedhore dhe 14 maji dita e votimit. Mbetet për tu parë vendimi i KQZ.

Kërkesën për regjistrim në zgjedhje e kanë bërë të dy grupimet në selinë blu. Mbrëmjen e së dielës dorëzuan dokumentacionin grupi që drejtohet nga Sali Berisha. Të hënën bënë kërkesë për regjistrim edhe pala që njeh Enkelejd Alibeajn me një autorizim të firmosur nga kryetari i dorëhequr, Lulzim Basha.

Ndërkohë ditën e djeshme, ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim në Kryesinë e Kuvendit u takua me Enkelejd Alibeajn. Ambasadorja e dha indirekt mesazhin duke shmangur tërësisht Sali Berishën.

Kujtojmë që më 3 mars, gjykata e Apelit vendosi rrëzimin e vendimit të Agron Zhurkit  të datës 25 mars 2022 dhe kthimin e çështjes për rigjykim në Shkallën e Parë me trupë gjykuese tjetër.

Pas këtij vendimi, çështja kthehet në shkallë të parë. Tashmë vula, sigla, logoja e Partisë Demokratike i mbetet Lulzim Bashës, se zyrtarisht ai është i regjistruar në Gjykatën e Tiranës, dhe pritet që të jetë grupi i Alibeajt që të regjistrohet me logon e forcës më të madhe opozitare në vend për zgjedhjet e ardhshme të 14 majit.

Partitë që shqyrtohen sot:

Partia Socialiste e Shqipërisë

Partia e Lirisë

Bindja Demokratike

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar

Lëvizja Bashkë

Partia Demokratike e Shqipërisë (Kërkesa e Rithemelimit)

Partia Demokratike (Kërkesa e PD-së zyrtare) 

Rendi i ditës së KQZ:

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon seancë publike në datën 09.03.2023, në orën 10:00 me këtë rend dite.

Çështje për shqyrtim rishtas:

“Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

“Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Partia e Lirisë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

“Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Bindja Demokratike”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

“Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

“Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Lëvizja Bashkë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

“Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Partia Demokratike e Shqipërisë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

“Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Partia Demokratike”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

Projektvendim “Për një shtesë në vendimin nr. 79, datë 1.3.2023, të Komisionerit shtetëror të zgjedhjeve, “Për akreditimin e vëzhguesve afatgjatë të Komitetit Shqiptar të Helsinkit për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, të datës 14 maj 2023”

zgjedhjet e 14 majit

Lini një Përgjigje