TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Mars 2023, 08:24

Zgjedhjet e 14 Majit, Ivi Kaso tregon pse Belind Këlliçi nuk kandidon me logon e PD

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet e 14 Majit, Ivi Kaso tregon pse Belind Këlliçi nuk
Ivi Kaso

Sekretari demokrat për çështjet zgjedhore, Ivi Kaso tha  se arsyeja pse kandidatët e primareve nuk regjistrohen në zgjedhje me logon e PD është se kjo logo është e marrë peng.

Sipas Kasos, me vullnetin dhe ndërhyrjen e qeverisë u mor vendimi i Gjykatës së Apelit në 3 mars, që u pamundëson demokratëve të certifikohen.


“Ka një problem se po thuhet pse nuk del Këlliçi me logon e PD. Cila është e keqja? Flitet sikur logoja është e çliruar dhe u përket demokratëve. Por kemi një logo të PD të marrë peng për të cilën Rama vendosur kur të dojë, e merr e çon nga cila anë të dojë dhe e ka ndarë mendjen që deri në fund të zgjedhjeve kështu do bëjë. Nuk kanë pasur mundësi demokratët që certifikohen vetëm prej vullnetit të kryeministrit”, tha Kaso.

Kaso gjithashtu mohoi se Sali Berisha ka një shmangie nga PL e Ilir Metës.

Ai u shpreh se PD ka një marrëveshje politike me PL si parti opozitare që ka mbrojtur më shumë kauzat e opozitës se sa grupimi i Alibeajt.

“Këto janë zgjedhje vendore, taktika e partive është të maksimalizojnë numrin e agjentëve në terren dhe kjo bëhet duke pasur synimin që të kenë sa më shumë këshilltarë bashkiakë. Kjo arrihet duke qëndruar jashtë koalicioneve se me ndryshimet e 2020 u hoq gara me listë të përbërë duke lejuar garimin me një listë. Sikundër ka një vullnet me aleatët tradicionalë, secila parti bën llogaritë e veta”, shpjegoi Kaso.

ivi kaso

Lini një Përgjigje