
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Azgan Haklaj, i lexon takimet e sotme të ambasadores Yuri Kim, si një lëvizje për të bllokuar regjistrimin e Berishës në zgjedhje. Ajo pati sot takime me Damian Gjiknurin, Enkelejd Alibeajn dhe Ilir Metën.
Sipas Haklajt, ambasadorja amerikane i ka përcjellë një mesazh shumë të rëndësishëm veçanërisht Ilir Metës. Në një emision, Haklaj tha se Kim ia ka bërë të qartë Metës së nëse do i japë partinë Sali Berishës për t’u regjistruar në 14 maj, atëherë edhe ai do të shpallet “Non Grata” nga SHBA-ja.
“Kim ka dalë në terren. Berisha e njeh mirë se ku është. Meta e ka të qartë që nëse bashkëpunon me Berishën dhe i jep të drejtën për t’u regjistruar me logon e Partisë së Lirisë, edhe Meta do jetë Non Grata. Ky ka qenë mesazhi i këtij takim. Këtu do jemi”, tha Haklaj.
Ai komentoi edhe hakërrimet e Berishës ndaj ambasadores. “Sulmi ndaj Kim është kundër SHBA. Berisha po përdor PD që nuk e ka për ta përplasur me SHBA, rast i paprecedentë”, tha Haklaj.
Ambasadorja Kim, me takimin që pati me Alibeajn, e bëri të qartë se për SHBA, kreu i PD është Alibeaj. Po ashtu i dërgoi mesazh KQZ-së që të mos bëjë lojëra me regjistrimin e partive për 14 majin. Si duket ka pasur paralajmërime dhe për Metën.
Lini një Përgjigje