TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Mars 2023, 07:22

Deputeti demokrat: Bashkimi i PD është në dorë të Berishës, po të dojë ai situata zgjidhet që nesër

Shkruar nga Pamfleti

Deputeti demokrat: Bashkimi i PD është në dorë të

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula  se bashkimi i PD është në dorë të Berishës.

Sipas tij nëse do Berisha, të nesërmen janë të gjithë të bashkuar përfshirë Enkelejd Alibeajn.

“Berisha ka 90 për qind në dorë, 10 për qind e kemi ne të tjerët. Po të dojë Berisha të nesërmen i ke të gjithë të bashkuar, edhe Alibeajn. Unë vij nga Peqini, zona e Elbasanit, shumica jemi për kandidatët e primareve, sepse nuk janë kundërshtarët tanë, Luçjano Boçi është përfaqësues i PD. Alibeaj e ka shtrirë dorë, kam rezervat e mia për gjërat e tjera, të fituar në këtë është Berisha dhe Rithemelimi se të gjithë kandidatët janë të primareve dhe pas zgjedhjeve të bëjmë zgjedhjet në parti”, tha Sula.

Ndërkohë nga ana tjetër Berisha vilon sulmet për vendimin e Apelit për vulën e PD.

Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama dhe Lulzim Bashën, për të cilët ka thënë se u përpoqën që t’i tradhtojnë qytetarët.

" Ata që u përpoqën të ju tradhtojnë ju, të ju futin thikën ju, ata kanë përfunduar dhe do të përfundojnë në koshin e plehrave të shoqërisë. Ja ku është McGonigal, një tradhtar i vendit të tij që punoi të shkatërronte opozitën, i paguar nga Edi Rama. Ja ku është Lulzim Brava, i cili u mor peng nga Edi Rama me proces gjyqësor dhe pastaj thoshte se po më urdhëron në mënyrë të tmerrshme ambasadorja Amerikane. Tani i them, zonjë ja ku e ke, një kalbësirë politike, merre.", tha Sali Berisha ditën e djeshme.

pd berisha

Lini një Përgjigje