TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Shkurt 2024, 11:45

Akuzat e Ahmetajt për inceneratorin, Kulluri thirrje demokratëve për protestë: Rama dhe Veliaj të japin dorëheqjen

Shkruar nga Pamfleti

Akuzat e Ahmetajt për inceneratorin, Kulluri thirrje demokratëve

Sekretari i PD-së për Marrëdhënien me Publikun Edvin Kulluri bën thirrje për bashkim të opozitës në një protestë të vetme.

Duke iu referuar deklaratave të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj ndaj kryeministrit Edi Rama dhënë mbrëmë në një intervistë televizive, Kulluri thotë se kryeministri dhe kryetari i bashkisë duhet të japin dorëheqjen për ti hapur rrugë hetimit të thelluar të SPAK për inceneratorët.

"Edi Rama dhe Erjon Veliaj duhet te japin doreheqjen per ti hapur rruge hetimit me te thelluar te SPAK per ceshtjen e Inceneratoreve! Fjalet e ish Zevendes Kryeministrit nen hetim Ahmetaj, jane indicie juridike te qarta ne formen e deshmise per implikimin e Kupoles Qeveritare dhe Bashkise Tirane! “Nuk behem koke turku per Ramen”, “me kane kercenuar mua dhe familjen” dhe “pronari i vertete i Inceneratorit te Tiranes eshte Veliaj” jane deklaratat me te renda te mundshme!

Qeverite kane rene per shume me pak se kaq! Opozita pas ketyre deshmive publike te Arben Ahmetaj duhet tu beje thirrje per proteste mbeshtetesve te vet pavaresisht nga ndasite qe kemi per ceshtjen e Non-Grates, apo pretendimet e tjera te Bardhit dhe deputeteve qe e mbeshtesin! Komisionin Hetimor per Inceneratoret e ngriti e gjithe opozita bashke dhe kjo ceshtje duhet cuar deri ne fund nga e gjithe opozita po bashke! Ky reflektim vlen dhe per Adriatik Lapaj, Arlind Qori dhe Endri Shabani si parti jo-opozitare!", shkruan Kulluri.

 

ahmetaj inceneratori rama veliaj kulluri proteste

Lini një Përgjigje