
Deputeti i PS, Petro Koçi i ftuar në studion e emisionit “Frontline” tha se nëse SPAK nuk heton ata që i quajti ‘oligarkë’, në Shqipëri nuk mund të bëhet drejtësi.
“SPAK ka vepruar ndaj krimit të organizuar por jo ndaj zyrtarëve të lartë, jo ndaj oligarkëve. Mendoj se po nuk u prekën oligarkët prek sa të duash politikanë, nuk ke bërë drejtësi në Shqipëri.
Sepse janë çështje që ngatërrohen mes politikanëve dhe oligarkëve. Po them një gjë që e kam bindje absolute, nëse nuk preken edhe oligarkët, në këtë vend nuk bëhet drejtësi.”- tha deputeti.
Por nga ana tjetër, duke iu referuar akuzave të Berishës dhe Metës ndaj SPAK, Koçi tha se opozita nuk duhet të marrë rolin e prokurorisë apo gjykatës lidhur me hetime të caktuara dhe të lërë drejtësinë të bërë punën e vetë.
Lini një Përgjigje