TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Shkurt 2024, 00:13

"Nëse do ngelem gjallë", Ahmetaj tregon nga kush e pret fundin dhe demaskon Arben Krajën

Shkruar nga Pamfleti

"Nëse do ngelem gjallë", Ahmetaj tregon nga kush e pret

Ish-/kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka turrur prokurorët e SPAK pas tij. Në një intervistë për "Çim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj theksoi se ishte Rama ai që u ka bërë presion prokurorëve për të. Po ashtu Ahmetaj ka deklaruar se Altin Dumani ka marrë shtëpi falas nga një organizatë ndërkombëtare, ndërkohë që Arben Kraja ka marrë vlië me gjysëm çmimi.

"Mendoj që duhej bërë por ju si gazetar, e keni investiguar? Se këtu janë përmendur 350 emra, Keilis Ahmetaj, 3 vjeç, është përmendur 30-40 herë. Cilët janë gurët e këtij investimi? Pse një privat ka bërë projekt, pse është një nga njerëzit e afërt të kryeministrit? Në fillim u bë si projekt privat dhe më pas e morën njerëz të lidhur me kryeministrin. Pse budalla ka qenë Alqi Bllako që nuk e firmosi? Vetëm budalla që nuk është. Më pyete për Ecoparkun, ndërkohë që në rrethin tim janë masakruar të gjithë. Familja e Erjolës i ka shitur një shokut tim shtëpinë, e di që SPAK kërkoi të merrte çarçafët që të bënte analiza a kam fjetur unë apo jo. Një prokurori i ka falur shtëpi një organizate fetare. Është Altin Dumani. Një prokuror e ka të njëjtën vilë me gjysmën e çmimit. Arben Kraja. Këta i ka turrur Ed Rama kundër meje. I bindur? Jam përtej bindjes! Jam nxjerrë në pritë është organizur presion ndaj prokurorëve që të lëshonin dosjet. Ç'do bëja? Një nga akuzat për korrupsion, e cila është? Që unë kam bërë rialokime si ministër financash. Ej, a je jurist? Është proces, ka rialokime. Pse këtu, ai thotë që ky është korrupsion. I bie që të marrë këdo nga ministrat. Kjo është akuza për korrupsion," tha Ahmetaj.

 

Çim Peka: E keni ju më shumë përgjegjësi se sa gazetarët. E para se jeni akuzuar dhe e dyta keni qenë pjesë e qeverisë.

Arben Ahmetaj: Unë kam vendosur të tregoj pozicionin tim në raport me dyshimet që ka hedhur SPAK, përdorimin politik të SPAK, nxjerrjen në pritë politikisht, persekutimit familjar, kërcënimet e mia, dhe kam kaluar gjatë gjithë intervistës te rëndësia e një reforme të vërtetë në drejtësi.

Çim Peka: Arben Ahmetaj, nëse përfituesi i atyre 60 mln euro, një pjese të saj, nuk do të ishin dy qendrat e Tiranës, në gjykimin tuaj, SPAK do t’i hetonte.

Arben Ahmetaj: I dashur, unë po ta dija se ku kanë shkuar, unë po bëj investigimet e mia, nëse do të ngelem gjallë në të tria shërbimet e duhura unë e kam ndarë rrezikun që më vjen, nga kush më vjen me emra konkretë siç edhe juve ju ndikova. Unë do të vazhdoj të investigoj dot nëse do të arrij se ku kanë shkuar ato para. Unë kam bindjen sot se Mireli Mërtiri nuk është pronar i tiranës. Të investigohet se ku kanë shkuar, Mirel Mërtiri është i syrgjynosur me të pavërteta e të vërteta nuk i gjykoj unë vetëm për t’i martë Tiranën. Po ta them, mund të ketë bërë gabimet e veta, nuk jam unë ta gjykoj, unë e kam njohur dikur njeri punëtor, por nuk jam këtu për Mirel Mërtirin. Nuk i hyj unë le të jetë aty ku te jetë në fatet e tij ja boftë Zoti mbarë ku di gjë unë punët e tij.

Lini një Përgjigje