TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Shkurt 2024, 22:33

“Të ngrihemi në luftë kundër regjimit”, Noka: S’ka zgjedhje me Ramën, kush pranon është mercenar!

Shkruar nga Pamfleti

“Të ngrihemi në luftë kundër regjimit”, Noka:

Sekretari i Përgjithshëm i “Rithemelimit” dhe deputeti i PD-së, Flamur Noka duke diskutuar me gazetarët për situatën politike në vend deklaroi se do të rrëzojnë regjimin e Ramës.

I ftuar në emisionin “Now”, në “Euronews Albania”, Noka tha se ai do të luftojë regjimin për sa kohë të ketë frymë, teksa theksoi se nuk pranon të bëjë zgjedhje përballë Edi Ramës, pasi sipas tij ai i manipulon ato.

“Unë kudo që jam, kudo që do të jem sa të kem frymë në këtë vend do bëj thirrje për të përmbysur këtë regjim, por jo për zgjedhje. Kurrë për zgjedhje!

Kush bën zgjedhje me Edi Ramën, nuk është as më shumë e as më pak, nëse është media altoparlant i Edi Ramës, në rast se është tjetër gjë, është mercenar dhe shërbëtor i Edi Ramës”, tha Flamur Noka.

rama noka

Lini një Përgjigje