TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Shkurt 2024, 21:54

Arben Ahmetaj: Më kanë kërcënuar 3 herë, telefonata nga burgu dhe madje shkuan deri te fëmijët

Shkruar nga Pamfleti

Arben Ahmetaj: Më kanë kërcënuar 3 herë, telefonata nga

Ish/zv-kryeministri Arben Ahmetaj ka treguar se është kërcënuar me jetë pas krisjeve që nisën në PS e qeveri. Ai ka thënë në intervistën e dhënë sot se ka marrë telefonatë nga burgu dhe po ashtu madje nuk kanë kursyer as fëmijët dhe gruan e tij.

Jeni kërcënuar?

Arben Ahmetaj: Jam kërcënuar tre herë nga njerëz të panjohur. Njëherë në telefon nga burgu.

Jeni marrë në telefon nga burgu.

Arben Ahmetaj: Po. Dhe dy herë drejtpërsëdrejti. Të jem i sinqertë kur kërcënimi kaloi te gruaja që mbante fëmijën tim, me fëmijën tim tek liqeni, nuk e lashë më të më ikte si me demek trim i madh unë se shkoi te fëmija. Hera e fundit ka qenë tek rrethi tek liqeni, ku kisha shtëpinë me qira. Kanë qenë kërcënime të frymëzuara politikisht. Të thotë kryeministri të vejë të s’ëmës dhe pastaj të dalë e të thotë se po të isha unë gjykatës e prokurori, do ishte më keq, sigurisht për çfarë do më kërcënonin mua. Këtë e kam ndarë me shumë shërbime.

 

Lini një Përgjigje