TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Shkurt 2024, 21:51

Reforma Zgjedhore, Pampuri: Kemi bërë propozimet tona, nga “Rithemelimi” ka amulli

Shkruar nga Pamfleti

Reforma Zgjedhore, Pampuri: Kemi bërë propozimet tona, nga

Deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri ka folur për mbledhjen e ardhshme të Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Pampuri ka thënë se opozita i ka bërë propozimet e saj.

Sipas deputetes këto propozime janë më të rëndësishme se diskutimi që mbështetësit e Sali Berishës po bëjnë për zgjedhjen e bashkëkryetarit.

“Nuk është një situatë normale. Diskutimi për reformën zgjedhore është shumë i rëndësishëm dhe emergjent sidomos për shqiptarët që duan që nesër, pas një viti, të zgjedhin ata me të cilët do të përfaqësohen me lista të hapura, të zgjedhin presidentin me votë, të votohet elektronikisht, të numërohen votat elektronikisht, këto janë propozimet tona. Nga ana tjetër është një amulli.

Grupi i Rithemelimit po vijon betejën për të marrë bashkëkryetarin e komisionit të reformës zgjedhore. Bashkëkryetarët vendosen në bazë të partive. Partia Demokratike ka përfaqësuesin e vet që është zoti Alibeaj, Partia Socialiste ka bashkëkryetarin e vet.

Në atë komision në pjesën dërrmuese anëtarët janë përfaqësues të aleatëve dhe pjesë të Rithemelimit, aty vetëm Alibeaj dhe Çollaku janë përfaqësues të Partisë Demokratik, unë nuk e kuptoj çfarë roli ka bashkëkryetari”, tha Pampuri në Euronews.

orjola pampuri reforma zgjedhore

Lini një Përgjigje