
Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka treguar se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me ish-kryeministrin Sali Berisha pavarësisht se ky i fundit është në arrest shtëpie.
Noka është pyetur nëse është takuar me Berishën pavarësisht masës ndaj këtij të fundit.
Noka ka treguar se askush nuk mund ta ndalonte të takonte kryetarin e partisë së tij.
“Asgjë, askush, as SKAPI dhe as dushmani nuk më ndalon mua të takoj kreun e partisë time. Jam deputet i Parlamentit të Shqipërisë, edhe në burg kam të drejtë të shkoj të takoj kë të dua. Unë jam sekretari i PD dhe kam detyrë funksionale dhe institucionale të jem në kontakt të vazhdueshëm me kryetarin e partisë time. Jam në komunikim të vazhdueshëm me Berishën”, ka thënë Noka në Euronews.
Deputeti ka thënë se më së pari duhet pyetur se përse Berishës i kanë ndaluar edhe komunikimet.
Lini një Përgjigje