TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Shkurt 2024, 21:34

Ndërhyrjet tek policia, Balla: Qëllimi im të largoj ndikimin e personave me pushtet nga uniformat blu

Shkruar nga Pamfleti

Ndërhyrjet tek policia, Balla: Qëllimi im të largoj ndikimin e

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, thotë se ka si synim të largojë ndërhyrjet e personave me ndikim nga policia.

Sipas Ballës më parë uniformat blu i nënshtroheshin personave me pushtet.

Ministri tha se objektivi i tij është të largojë nga uniformat blu këtë ndikim, përfshirë edhe ndikimin e politikanëve.

“Dita e parë ose momenti i parë në detyrë, unë e kam thënë, kush ishte momenti tek i cili unë e nisa. Ishte një shfaqe se si policia e shtetit në një moment u zhduk ose u nënshtrua përpara personave me pushtet. Ky është një nga objektivat e mi. Ia kam thënë punonjësve të policisë që ndalohet ndërhyrja e personave me pushtet politik, ekonomik, etj.

Kur këtë e thashë për deputetët, 18 vite në politikë dhe si deputet. Kur këtë e kam thënë për deputetët për të tjerët as nuk diskutohet. I kam vënë vetes një objektivë që deri në korrik të këtij viti të kem arritur të gjithë stacionet e komisariatet”, tha Balla në Top Channel.

taulant balla policia

Lini një Përgjigje